LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e makinës në Korçë/ Policia jep detajet

27 Dhjetor 2018, 20:19, Aktualitet CNA
Djegia e makinës në Korçë/ Policia jep detajet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen nr 9, në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se mjeti tip ?Benz? i përfshirë nga flakët  me targa AA575PT, ishte në pronësi të shtetases V.D.

Mjeti në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i ndaluar pranë një karburanti.

Për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasi D.M, (punonjës i karburantit) drejtuesja e mjetit V.D, shtetasja J.O dhe shtetasi F.D, që ndodheshin brenda në mjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se     në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

Korçë/ Automjeti përfshihet nga flakët, 4 persona të lënduar

Lajmet e fundit nga