LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asambleja e PS/ Priten surpriza për karriget e kabinetit “Rama 2”

27 Dhjetor 2018, 20:04, Aktualitet CNA
Asambleja e PS/ Priten surpriza për karriget e kabinetit “Rama

Protestat masive të studentëve gjatë muajit dhjetor i dhanë një shuplakë mazhorancës, u shpreh pak ditë më parë kryeministri, Edi Rama.

Ditën e djeshme gjatë prezantimit të ?Paktit për Universitetin? ai ka marrë përgjegjësitë e kabinetit të tij për situatën e arsimit në vend.

Pas mbledhjes së kryesisë dhe vendimeve në mbledhjen e qeverisë për plotësimin e kërkesave të studentëve, hapi i radhës është Asambleja Kombëtare, e cila do të mbahet ditën e nesërme.

Televizioni ?A2? raporton detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodh ditën e nesërme. Sipas tij, pritet të ketë surpriza me vendime të rëndësishme.

Burime jo zyrtare brenda PS pohojnë se nesër pritet të ketë ndryshime, por ende është e paqartë nëse këto i referohen nëse do të ketë ndryshime brenda kabinetit qeveritar, zëvendësime brenda tyre apo do të ketë persona që do të vijnë nga jashtë radhëve të PS për të marrë një karrige në kabinetin ?Rama 2?, gjë kjo që mbetet për t?u mësuar ditën e nesërme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga