LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Ndërron jetë një person

27 Dhjetor 2018, 07:49, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ Ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit bregdatar, ku një motoçikletë është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është një 59-vjeçar. Sipas policisë 48 vjeçari me inicialet A.F. duke i dhënë biçikletës është përplasur me një motoçikletë me drejtues I.S. 59 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Pas ngjarjes, 48-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për t?u marrë në pyetje.

Lajmet e fundit nga