LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mund ta bëjë Mona dhe Nikolla, Pandin kryeministër?

27 Dhjetor 2018, 18:13, Aktualitet CNA
A mund ta bëjë Mona dhe Nikolla, Pandin kryeministër?

Diversion me demokratët dhe njerëzit e mbetur pa shpresë tek LSI, lojë qesharake me socialistët dhe teatër i fëlliqur për shqiptarët.

Prej disa ditësh Monika ka vërsulur në skenë Nikoll Lesin që në fakt ka filluar të besoj dhe vetë ato që thotë tashmë, apo që ja nis Monika me sms pasi është konsultuar me Çimin dhe Fahriun.

Media pranë LSI për diversion çdo ditë shkruan se Pandeli Majko po bëhet gati për kryeministër, se Meta dhe Mona në bashkëpunim me Lulin, do e rrëzojnë Ramën si Meta dikur Nanon, se ka kandidat tjetër për kryeministër që e pranon dhe opozita, njëherë shkojnë tek Majko dhe njëherë tek Lali Eri.

Duan të ngjallin shpresë tek opozitarët, por në fakt kjo ka efekt të kundërt, sepse varianti ujku-ujku, kur e thotë Nikolla, nuk sjell as çakallin të bëjë kërdinë dh,e në finale, ngelet një gënjeshtër e rëndomtë.

Këtej bërtet Nikolla për Majkon kryeministër, pasi e ka ndarë mendjen tashmë, por LSI në Durrës shkon e voton buxhetin e Vangjush Dakos, sot shkoi bashkoi votat me Rilindjen në Korçë e kështu me radhë.

Ndërsa lart Nikolla me urdhër të Monës don Majkon apo Lali Erin kryeministër, poshtë baza e LSI duket e shpartalluar dhe ka marrë rrugën drejt partisë mëmë PS, sot e drejtuar dhe kontrolluar nga Rilindja.

Në fakt më shumë se broçkullat e Monës servirur nga Nikolla shqiptarëve ju duhet një opozitë e vërtetë që të largojë Rilindjen, por askush nuk beson dhe nuk shpreson që të ardhmen ta çojë në dorë të Monës dhe bandës së hajdutëve të LSI, që janë kanceri i politikës shqiptare.

Duke u shkërmoqur ditë pas dite LSI kërkon të shpëtohet nga Monika, lart duke shtrënguar në gji Nikollën e poshtë duke shkuar tek pazaret e Rilindjes.

Në fund as Pandi s?do bëhet kryeministër, baza e LSI do shkërmoqet më tej dhe ende shqiptarët nuk po shohin një forcë politike që të jetë drita në fund të tunelit ku e ka çuar Rilindja vendin.  Me Rilindjen, Monën, Nikollën e vasalët e tyre, siç ka qenë e më keq do të jetë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga