Connect with Us

Keni dëgjuar për horoskopin e lëkurës? Ky parashikim ekziston me të vërtetë dhe e zbuloni tani

Aktualitet

Keni dëgjuar për horoskopin e lëkurës? Ky parashikim ekziston me të vërtetë dhe e zbuloni tani

Publikuar

-

Besoj se keni dëgjuar për kujdesin tërësor të lëkurës. A është e tepërt të shkoni edhe më tej nga shenjat dhe të parashikoni vitin e lëkurës bazuar në shenjën e yllit tuaj? Provuar shkencërisht (dhe me shkencërisht ne duam të themi kemi në mendje) për të përmirësuar lëkurën tuaj, zhdukni zakonet më të këqija që keni dhe përmirësoni vetveten. Gati?

Dashi – së pari duke qenë shenjë e zjarrit jeni të prirur ndaj puçrrave të stresit sipas astrologeve të Elle, motrave Saturn. Jeni një shenjë e paqëndrueshme dhe nuk rrini gjatë me një produkt për të parë nëse funksionon dhe kjo është një katastrofë për lëkurën tuaj. Vitin që vjen duhet të mbani një regjim të ri të paktën 12 javor edhe pse mund të mos shikoni rezultate menjëherë filloni me një krem hidratues për lëkurë të ndjeshme keshtu lëkura juaj do të qetësohet. Përdorni pastrues 2 herë në ditë dhe mos e pastroni fytyrën nga lëkura e vdekur çdo ditë pasi nuk bën mirë për të.

Demi- kjo shenjë e urren ndryshimin( por e adhuron bukurinë natyrale). Me shumë mundësi ju keni përdorur të njëjtën rutinë për fytyrën për 10 vjet rresht- s’ka problem- ama kohët kanë ndryshuar. Elementi kyç për lëkurën tuaj janë algat. Lëkura juaj mund të përfitojë shumë nga efektet detoksifikuese të këtij produkti.

Binjakët- nuk është aspak e habitshme që binjakët janë të pavendosur. ‘Përdorimi I shumë gjëravëe njëherësh do të thotë se nuk e ndani dot mendjen’.kjo është gjëja më e keqe për lëkurën. Vitin që vjen eksperimentoni vetëm me pastruesin e lëkurës- pasi është I vetmi produkt që do të bëjë ndryshimin më të madh në lëkurën tuaj. Përdorini produktet me rradhe jo njëherësh pasi kështu jep më shumë rezultat.

Gaforrja- ndjeshmëria juaj shtrihet më gjërë se emocionet. Do të thotë se lëkura juaj reagon ndaj kimikateve ose përbërësve gërryes. Shenja e Gaforres udhëhiqet nga stomaku prandaj për të patur një lëkurë të mirë filloni nga brenda’. Edhe pse nuk ju pëlqen duhet të ndaloni bulmetin pasi ju shkakton inflamacion në lëkurë. Fillimisht përdorni qumësht soje pa sheqer për një rutinë qetësuese.

Luani- motrat Saturn thonë se ju “ I dashuroni ngjyrat e guximshme dhe mund t’ju pëlqejë makijazhi ‘dramatik’,pra një ‘shkëputje’ nga makijazhi do të ishte një ide e mirë. Jeni guximtar në zgjedhjet tuaja pra ju pëlqejnë eksperimentet me lëkurën. Vitin që vjen mjaft më me shenjat e rimelit poshtë syve Luan. Më ndihmën e një letrë të lagur pastroni rimelin butësisht nga sytë tuaj. Një pastrues i mirë do të jetë shpëtimtari juaj.

Virgjëresha – Motrat Saturn thonë se ju jeni një shenjë shumë delicate, e varur pas rutinës dhe mund të jeni e fiksuar me të. Të kesh një rutinë ditore është shumë e rëndësishme por ndonjëherë është e nevojshme të thyeni zakonet e vjetra. Lëkura juaj ka nevoja të ndryshme që varen nga moti, hormone ose oraret e gjumit. Një serum hidratues nuk do t’ju lërë në baltë kur lëkura të jetë e stresuar ose e thatë në dimër.

Peshorja- pëlqeni balancën, sigurisht prandaj keni dhe një miksim të shëndetshëm midis shkencores dhe natyrales. Peshoret mund të përfitojnë duke provuar teknika shumë të guximshme. Vitin që vjen Motrat Saturn sugjerojnë të dilni nga zona e komfortit por duke patur një balancë me një bazë perfekte.

LEXO EDHE:  Horoskopi i dashurisë/Paolo Fox tregon si do jetë ky muaj për shenjat e zodiakut

Akrepi- jeni ‘femra fatale’ e horoskopit dhe mërziteni shumë shpejt. Sipas motrave Saturn ju duhet një transformim tërësor dhe heqja e lëkurës së vdekur ­çdo ditë është e nevojshme. Si fillim pastrim I dyfishtë-përdor një copë të lagur e të butë për të pastruar shtresën e parë të pastruesit të lëkurës dhe më pas shpëlaje fytyrën. Përdorni krem për pjesën e syve pasi është shumë delicate dhe letrat e lagura për heqje makijazhi ju dëmtojnë.

Shigjetari- sipas ekspertëve jeni kokfortë. ‘Një shenjë zjarri nuk di të ndalojë kurrë ndaj, shumë nuk është mjaftueshëm’. Ju duhet të thjeshtësoni rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Vitin që vjen duke qenë se lëkura juaj është e tronditur, shumë është shumë. Ndiqni disa hapa dhe lëkura juaj do t’ju falenderojë, sipas bordo. Hapat më të rëndësishëm për ju janë pastuesi I fytyrës, serumi, hidratuesi, dhe maska e fytyrës.

Bricjapi- ju karakterizoheni nga një avantazh konkurrues që do të thotë ‘shtyheni të fitoni më çdo kusht dhe kjo mund të jetë e vështirë për ju’. Do të thotë se jeni të ndërgjegjshëm dhe kurrë nuk e lini mënjanë një pastrim të lëkutrës. E adhuroni luksin dhe punoni mbi regjimin tuaj javor për tu ndjerë mirë. Silluni mirë me vetën bricjapë dhe nëse do të thotë se mirësia vjen me paketa të bukura e të shtrenjta ashtu qoftë.

Ujori- ju jeni ‘Ajnshtajni I zodiakut’ që do të thotë se ndonjëherë bllokoheni në mendimet tuaja. Mos lejoni që regjimi I kujdesit të lëkurës të bëhet një punë e vështirë ose shqetësuese. Motrat Saturn ju sugjerojnë ritual qetësuese, masazhe të rregullta dhe spa. E diela është dita e maskës.

Peshqit- një peshk pa hidradim të rregullt është epo si ‘peshku pa ujë’. Kjo shenjë ka nevojë për një paletë makijazhi glamorize ama duhet ta heqi të tërë makijazhin para se të flejë. Ju tashmë e përdorni kremin hidratues po duhet të bëheni gati për dimrin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor 22 korrik 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat e kësaj dite për ju

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor/Si do të jetë puna dhe dashuria për 12 shenjat e zodiakut

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor 22 korrik 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat e kësaj dite për ju

LEXO EDHE:  Horoskopi i dashurisë/Paolo Fox tregon si do jetë ky muaj për shenjat e zodiakut

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: