Connect with Us

Foto/ Pse Basha ndërtoi 4 dhoma shtesë pa leje në katin e 12-të?

Aktualitet

Foto/ Pse Basha ndërtoi 4 dhoma shtesë pa leje në katin e 12-të?

Publikuar

-

Këto janë pamjet e shtesës pa leje në katin e 12 të banesës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ditët e fundit është bërë objekt i përplasjeve dhe akuzave politike.

Siç dallohet edhe në këto pamje, në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit Qemal Stafa, kreu i PD-së ka bërë shtesë plot 4 dhoma. Të ndara në katër kendet e katit të fundit të ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahet e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Në hapësirën e përbashkët, që i përket sa kryedemokratit Basha aq edhe banorëve të tjerë, është ndërtuar me konstruksion hekuri, fasadat janë bërë me xham të zi duke krijuar pamje për banesën drejt kodrave të Liqenit, por duke u privuar banorëve të tjerë një hapsirë që u takon, e për të cilën kanë paguar kur kanë blerë apartamentin, në pallatin që sot identifikohet si pallati i Bashës. Kryedemokrati ka shkuar edhe më tej, duke personalizuar një prej ashensorëve të këtij pallati, i cili përdoret vetëm për familjarët e tij ndërsa fqinjët e kanë të ndaluar, shkruan “Shqiptarja.com”.

LEXO EDHE:  Basha zbulon afatin/ Ja kur do të japin dorëheqjen ministrat teknikë

Siç duket edhe në këtë leje ndërtimi, që Lulzim Basha i ka dhënë vetes dhe bashkëshortes Aurela Isufi në datë 25. 08. 2014, kohë kur ishte në krye të Bashkisë, specifikohet se ndërtimi shtesë është një kat dhe sipërfaqëja e ndërtimi është 98 metër 2. Për të kryer këto punime, në bazë të lejes, Basha ka kontaktuar firmën “Archimed International sh.p.k”, me administrator Adrian Asllani, i cili shpesh herë është përfolur për lidhjet me kryedemokratin dhe kunatin e tij.

Basha i dha leje vetes për ndërtimin e katit të 13, të cilën sic edhe PD pretendon nuk e zbatoi dhe u dogj me kalimin e afateve. Ndërsa pamjet sot tregojnë se Basha ka bërë shtesa në katin e 12, për të cilat Bashkia thotë se nuk ka leje.

Ndërkaq për lejen e ndërtimit që Basha i dha vetes Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë edhe një letër që ILDKP i dërgonte Bashës, duke i bërë të qartë se kishte firmosur një leje në konflikt të plotë interesi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shtëpia e Bardhë: Moska do të përballet me pasoja nëse Aleksei Navalni humb jetën

Publikuar

-

Nga

Aleksej Navalny

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha të dielën për rrjetin televiziv CNN se qeveria amerikane i ka thënë Rusisë se “do të përballet me pasoja” nëse kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni vdes në burg.

Ne i kemi bërë të ditur qeverisë ruse se ajo që i ndodh zotit Navalni në burg është përgjegjësi e tyre dhe se bashkësia ndërkombëtare do t’i vendosë ata para përgjegjësisë“, tha zoti Sullivan për rrjetin CNN.

Zoti Sullivan tha se në këtë drejtim po shqyrtohen një seri masash që do të rëndojnë mbi Moskën, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Vajza e Alexei Navalnit: Babai ka nevojë për mjekim

Të dielën, vajza e kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni, u bëri thirrje autoriteteve ruse të lejojnë që një mjek të kurojë babanë e saj, i cili ndodhet në burg dhe prej fundit të muajit mars është futur në grevë urie. Kërkesa e saj pason paralajmërimin e një grupi mjekësh se zoti Navalni rrezikon të vdesë.

Aleksei Navalni, një kundërshtar i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, u fut në grevë urie në 31 mars si protestë ndaj asaj që ai tha se ishte refuzim i autoriteteve të burgut për t’i siguruar kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbës.

Autoritetet e burgut thonë se ata i kanë ofruar zotit Navalni kujdesin e duhur shëndetësor. Por politikani 44-vjeçar i opozitës e ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka këmbëngulur të trajtohet nga një mjek i zgjedhur nga jashtë institucionit, një kërkesë që ata nuk e kanë pranuar.

Lejoni që një mjek të vizitojë babanë tim“, shkruante në Twitter vajza e zotit Navalni, Dasha, studente në Universitetin e Stanfordit.

LEXO EDHE:  COVID-19 nuk njeh moshë/ Kalo publikon imazhe të mushkërive të dëmtuara nga të rinj që kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  Një mesazh për disa humbësa/ Pse tremben Lulzimsat nga partitë e reja?

Një sindikatë e mjekëve me lidhje me zotin Navalni tha të shtunën se ai ishte në gjendje kritike dhe se veshkat e tij mund të mos funksiononin, gjë që mund të çojë në atak kardiak.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Vladimir Putin të premten një grup aktorësh, shkrimtarësh, historianësh, gazetarësh dhe regjisorësh i kërkonin atij të garantojë që zoti Navalni të marrë kujdes mjekësor.

Një grup ligjvënësish rajonalë të opozitës i bënë thirrje gjithashtu Presidentit Putin të shtunën për t’u siguruar që zoti Navalni të trajtohet siç duhet. Në një intervistë për rrjetin televiziv BBC, ambasadori rus në Britani akuzoi zotin Navalni se po kërkon e vëmendje.

Zoti Navalni ka thënë se autoritetet e burgut po e kërcënojnë ta ushqejnë me forcë nëse nuk braktis grevën e urisë.

Autoritetet ruse e dënuan në muajin shkurt zotin Navalni me 2 vjet e gjysmë lidhur me shkeljen e një lirimi me kusht. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të trilluara. Kritiku i Kremlinit u arrestua në janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për kurim pas një sulmi me një agjent nervor, për të cilin ai ka fajësuar Presidentin Putin.

Kremlini ka thënë se nuk ka gjetur asnjë provë se zoti Navalni u helmua dhe e ka akuzuar atë se në mbështje nga SHBA ndodhet në një mision për të destabilizuar Rusinë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

E rënAksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndëë në Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë 70 vjeçari, dyshimet e para

Ka ndërruar jetë në spital vajza 10-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë me të ëmën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ndërkohë që mësohet se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.

LEXO EDHE:  Basha zbulon afatin/ Ja kur do të japin dorëheqjen ministrat teknikë

LEXO EDHE:  Takim me Bashën/ Katër ambasadorë “zbarkojnë’ në selinë blu

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Saliu është lider, Luli kukull që kurdiset”/ Rama: Po tani me kë do të identifikohen tropojanët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me banorët e qytetit të  Tropojës. Në fjalën e tij Rama komentoi edhe ish kryeminstrin Sali Berisha duke e cilësuar atë si një lider. Sipas tij, Tropojanët u indetifikuan me një figurë si Sali Berisha.

Nga ana tjetër Rama nuk i kurseu ironitë dhe talljet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar atë si një kukull që sillet si ta kurdisësh.

“Me Saliu spo merrem. Ishte si ishte unë nuk e vë në diskutim që Sali Berisha është Lider. Po ky çfarë lideri është ky. E kanë nxjerrë atje si një kukull që kurdiset. E kurdis për Batman ky bëhet Batman dhe hidhet nëpër muret bashkë me ata të tjerët kacavirret nëpër muret e kështjellës do të marrim pushtetin. E kurdin për barbi ky bëhet barbi, si ta kurdisësh. Kështu që për Saliu nuk po e zgjas. Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lider.Po tani më kë do të identifikohen tropojanët me Partinë Demokratike, a e imagjinoni jut ë zgjohet Luli të vijë për Tropojë. Tani atij Tropoja do I duket sikur është për të shkuar në Australi”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE