LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festë e madhe në Tiranë: Ja ç’do të ndodhë natën e ndërrimit të viteve

26 Dhjetor 2018, 09:03, Aktualitet CNA
Festë e madhe në Tiranë: Ja ç’do të ndodhë

Natën e ndërrimit të viteve do të ketë një koncert të madh në Tiranë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se gjithçka është organizuar nga bashkia për mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe 1 janarit.

?Jam i lumtur që bashkë me ekipin kemi organizuar gjithçka për natën e Vitit të Ri.  Kemi organizuar një spektakël me fishekzjarrë, do ketë një koncert të madh në shesh, ku do festohet dhe artistë të mirënjohur të cilët do të këndojnë. Gjithashtu siç jemi njohur me vendimin e kryeministrit do jepet edhe çeku për foshnjat që do lindin. Mendoj se do jetë një vit tepër i mbarë?.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë 31 dhjetor do ta presë bashkia Vitin e Ri me fishekzjarrë pasi për qytetarët kjo gjë është e ndaluar:

?Siç është njoftuar, këtë vit, nuk do jenë më qytetarët por do jetë Bashkia ajo që do hedhë fishekzjarrët. Zhurma, tymi, kaosi dhe incidentet do marrin fund?.

Teksa i uroi të gjithë shqiptarët për Krishtlindje, Veliaj bëri thirrje që viti 2019 të na bëjë njerëz më të mirë, të bashkëpunojmë më shumë e të çirremi më pak.

Lajmet e fundit nga