LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rrallë! 13-vjeçarja shqiptare bëhet nënë, lind fëmija 33 ditë para kohe

26 Dhjetor 2018, 08:53, Aktualitet CNA
E rrallë! 13-vjeçarja shqiptare bëhet nënë, lind

Një vajzë 13 vjeçare nga Elbasani, e martuar në Gjakovë, është bërë nënë dhe mosha e vogël e saj po i habit të gjithë.

Mediat kosovare kanë raportuar se vajza ka sjellë në jetë fëmijën 33 ditë para kohe.

Drejtori i Klinikës së Neontalogjisë, Xhevdet Gojnovci është shprehur për mediat se foshnja është trajtuar në procedure normale dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë. Ai ka zbuluar se 13-vjeçarja është shtetase e Shqipërisë me origjinë nga qyteti i Elbasanit.

?Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë?, u shpreh mjeku Xhevdet Gojnovci.

Mosha e vogël e vajzës i ka çuditur të gjithë, e megjithatë identiteti i saj të ruajtur.

Lajmet e fundit nga