LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E dinit që Marilyn Monroe dhe mbretëresha e Anglisë kanë lindur në të njëjtin vit? Zbuloni dhe 15 fakte të tjera që do ju çudisin

26 Dhjetor 2018, 09:40, Lifestyle CNA
E dinit që Marilyn Monroe dhe mbretëresha e Anglisë kanë

Perceptimi që ne kemi për kohën ndonjëherë është i gabuar. Mjaftojnë disa raste që të na bëjmë të çuditemi dhe të mendojmë se është e pamundur.Por në fakt, po Marlyn Monroe dhe mbretëresha e Anglisë kanë lindur në të njëjtin vit.

John Tyler, Presidenti i 10-të i Amerikës ka lindur në 1790. Ai ka 2 nipër që jetojnë ende?
Si ka mundësi do thoni ju? John Tyler ishte 63 vjeç kur djali i tij Lyon lindi në 1853. Lyon ishte 71 vjeç kur Lyon Jr. lindi në 1924 dhe 75 vjeç kur Harrison lindi në 1928. Dhe të dy djemtë jetojnë ende. Pra nëse dikush ju thotë që babai i tij ka qenë gjallë kur ndodhi Lufta Civile në Amerikë, besojeni.

Marilyn Monroe dhe Mbretëresha Elizabeth kanë lindur në të njëjtin vit. Në foton e mëposhtme, ato po takohen në premierën e një filmi në Londër në tetor 1956. Të dyja ishin 30 vjeç.

Breshka Harriet, e cila vdiq në 2006, e ka takuar shkencëtarin Charles Darwin. Darëin ka jetuar në vitet 1809-1882.

Mamuthët ishin ende gjallë kur egjiptianët po ndërtonin piramidat në vitin 2660 para erës sonë.

George Washington vdiq në 1799. Fosili i dinosaurit të parë daton në 1824. Pra, George Washington nuk e ka ditur kurrë se dinosaurët ekzistojnë.

Anne Frank dhe Marthin Luther King kanë lindur në të njëjtin vit, 1929.

Pema më e vjetër që ekziston ishte 1000 vjeç kur vdiq mamuthi i fundit.

Star Wars ka dalë në të njëtin vit që ndodhi ekzekutimi i fundit në gijotinat në Francë (1977)

Gratë në Zvicër fituan të drejtën e votës në të njëjtin vit që SHBA dërgoi modulin hapësinor në Hënë (1971)

Nënë Tereza dhe Princeshë Diana kanë vdekur disa ditë larg njëra-tjetrës në 1997

Univeristeti i Harvardit nuk ofronte mësime në ?Analizë Matematike? vitet e para të hapjes... sepse nuk ishte zbuluar ende

Ekstazia u shpik në të njëtin vit që u fundos Titaniku (1912), ndërkohë që në të njëtin vit u shpall dhe Shqipëria e pavarur.

Charlie Chaplin dhe Adolf Hitler të dy kanë lindur në 1889. (Shto dhe faktin që në 1940, Chaplin luajti rolin e Hitlerit në ?The Great Dictator?

Ndërkohë që Chaplin vdiq në 1977, në të njëjtin vit që Apple u krijua

Microsoft u zbulua ndërkohë që Spanja ishte ende në diktaturën fashiste (1975)

Prince William dhe Kate Middleton u martuan në 29 prill 2011. Vetëm disa ditë përpara se Osama Bin Laden u vra.

Lajmet e fundit nga