LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ta udhëheq vetë protestën”/ Vasili akuza të rënda Ramës

26 Dhjetor 2018, 15:16, Aktualitet CNA
“Do ta udhëheq vetë protestën”/ Vasili akuza të

Pas deklartaës së kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme në konferencën për shtyp se pas janarit do ta  udhëhiqte vetë protestën e studentëve dhe do ta kapte atë, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili, teksa e ka ironizuar kryeministrin Edi Rama se psikiatria është shumë e pafuqishme para tij, ka shpërthyer në akuza.

?Edi Rama ne proteste me studentet kunder Edi Rames kryeminister,psikiatria dorezohet perpara tuafit !!!

Psikiatria e pafuqishme perpara rastit Edi Rama.

Ky tuaf sheh turma gjigande imagjinare studentesh, qe ky i prin dhe ato brohorasin kunder Edi Rames batakçi.

Sheh revolucione, qe ky kryerevolucionari i udheheq vete kunder atij Edi Rames grabitqar.

Sheh fusha te gjera me kanabis, qe ky i korr i vetem dhe leket i merr te gjitha vete dhe nuk i futet ne pjese ai Edi Rama kusar me ferman.

Sheh veten si kryetar i vetem i te 61 bashkive dhe te gjitha lejet e ndertimit dhe te gjitha tenderat i ben vete dhe te gjitha leket nuk i ndan me Edi Ramen hajdut te pangopur.

Sheh veten si lider i gjithe Globit ku te gjithe popujt anembane mezi presin te degjojne fjalen e tij dhe jo gomarlleqet e atij Edi Rames qe eshte i vetmi qe di ti thote?,– shkruan Vasili.

Në përfundim të reagimit të tij, kreu i grupit të LSI-së  shkruan?Shkurt psikiatria po perjeton nje dite shume te veshtire,sepse te tille tuaf,qe ben sikur lufton me veten,s’e gjen ne asnje monografi a botim mjeksor te botes.

Ndaj kura e vetme ndaj Edi Rames, qe i lufton Edi Ramen eshte vetem druri i popullit sepse psikiatria atij ja besoi?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga