LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshëri plumbash ndaj dy të rinjve/ Detaje të tjera për atentatin në Laprakë

26 Dhjetor 2018, 19:15, Aktualitet CNA
Breshëri plumbash ndaj dy të rinjve/ Detaje të tjera për

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Laprakë, ku si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një 17-vjeçare dhe një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë me dije se viktima është shtetasja Griselda Gjinkola, 17-vjeç, e cila ka ndërruar jetë disa minuta pasi ishte transportuar në spital.

Ndërsa i plagosuri është shtetasi Erjon Denga 23 vjeç, i cili sipas policisë ka marrë një plumb në qafë dhe në shpatull. Aktualisht 23-vjeçari  ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të qëndrueshme.

Dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin e atentatit dhe mjeti i tyre ka qenë i fikur.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë e të gjithë subjekteve përreth dhe në dëshmitë e para theksohet se autorët kanë qenë në këmbë dhe me kapuç në kokë. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga