LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në Stop/ Prej vitesh emigrant, por faturat e ujit nuk ndalen

25 Dhjetor 2018, 21:13, Aktualitet CNA
Skandali në Stop/ Prej vitesh emigrant, por faturat e ujit nuk ndalen

Dy familje u ankuan pranë emisionit investigativ ?Stop? për problemet që kanë me Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e cila u ka hapur kontrata fiktive. Prej 3 vjetësh UKT i ka hapur kontratë djalit të Ismet Kazanit dhe e faturon, edhe pse ky i fundit nuk jeton në Shqipëri.

?UKT që ka qenë komuna Dajt më ka hapur një kontratë në emër të djalit tim, pa kërkesën e tij. Unë jam qytetar i rregullt, por djali nuk banon këtu, që nga viti 1993 është emigrant?, tregoi Ismet Kazani.

Ai u shpreh se një kontratë uji hapet me kërkesën e qytetarit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, çka nuk e kanë bërë. Prej 3 vitesh sorrollaten nëpër zyra, por debia vijon të rritet, duke kapur momentalisht vlerën prej 45,000 lekësh.

?Janë faturuar 343 metër kubë ujë, pa patur ujë në banesë dhe pa marrë ujë nga shteti, që nëse e vjedh një qytetar, duhet të vijë dhe t?i presë ujin?, shtoi denoncuesi. Ai kërkoi zgjidhje nga emisioni ?Stop?, në mënyrë që të mos i drejtohen dyerve të gjykatës.

Të njëjtin problem ka edhe Nafie Kurti, të cilës i kanë hapur dy kontrata, për vete dhe për djalin.

?Djali është me mua, unë jam kryefamiljare. Kush e ka hapur kontratën? Dua veçse të hiqet kontrata. Ato më thonë që duhen paguar se janë hedhur në sistem, por pse të paguaj unë 400 ose 500 mijë lekë??, tha zonja Nafie.

Gazetarja e emisionit ?Stop? iu drejtuan Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ku i thanë se kontratat janë hapur nga ish-komuna Dajt.

Punonjësi i UKT: Kjo është kontratë e hapur, që nga ish komuna ëëë?

Gazetarja: Po si i ka hapur komuna?

Punonjësi i UKT: Ky është problemi i komunës. Ne thjeshtë na kanë sjellë emrat. Shoh që ky është afrofe, nuk ka pasur kurrë matës. Që nga Marsi i 2016-ës, domethënë, që është hapur si kontratë. Kurse që nga Qershori i 2018-ës, ka kaluar vetëm me taksë e deri më sot.

Gazetarja: Debia sa është?

Punonjësi i UKT: Rreth 460 mijë lekë.

Gazetarja: Si mund të paguajë për diçka që s?e ka kërkuar kurrë këtë shërbim, ose më saktë, më jepni një kërkesë të abonentit, që ka kërkuar shërbim të pajiset me ujë nga Ujësjellës Kanalizimet?

Punonjësi i UKT: Po, po në rregull! Të kuptoj shumë mirë unë, qëndron problemi, siç ta thashë më parë, janë kontrata të hapura që nga ish komuna, që na kanë kaluar neve.

Ndërsa Njësia Administrative Dajt ia kalon përgjegjësinë UKT-së, duke mos pranuar që kanë qenë ata që ia kanë hapur kontratat qytetarëve.

Gazetarja: Doja të dija nëse ka një kërkesë nga këto abonentë, që deklarojnë që janë hapur kontrata fiktive, se kush mund të më ofrojë mua shërbimin e ujit në këtë rast, nëse unë nuk e kërkoj? E kupton? Si janë hapur?

Punonjësi i Njësisë Administrative Dajt: Ça kontratash..? S?di unë, s?di ça të them. Nga komuna Dajt nuk janë hapur kontrata banorët. I ka hapur Ujësjellësi.

Gazetarja: Unë sa erdha nga Ujësjellësi dhe këtë gjë më deklaruan.

Punonjësi i Njësisë Administrative Dajt: Vetëm ujësjellësi, nuk di gjë. Ça të themi, ça të themi? Nuk e di!

Në zyrat qendrore të UKT-së u tha se arritën ta zgjidhin problemin e zonjës Kurti, duke e lënë me një kontratë, por për Ismet Kazanin nuk ka zgjidhje.

Lajmet e fundit nga