LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e basteve sportive drejt fundit/ Shifrat e papunësisë, të frikshme

25 Dhjetor 2018, 13:46, Aktualitet CNA
Mbyllja e basteve sportive drejt fundit/ Shifrat e papunësisë, të

Aktivitetet e basteve sportive kanë nisur mbylljen e qepenave, pasi u ka mbetur vetëm pak ditë nga afati që qeveria u kishte lënë.

Nga të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit mësohet se deri në datën 23 dhjetor janë mbyllur plot 5220 qendra bastesh sportive, ndërsa qëndrojnë të hapura ende 331 të tjera.

Nga mbyllja e këtyre bizneseve ngelin të papunë plot 7000 persona, për të cilët qeveria ka thënë se do të marr përsipër një program rikualifikimi për tu punësuar diku tjetër.

Megjithatë në deklaratat e qeverisë nuk përfshihet një punësim i sigurt i këtyre personave, që me atë punë siguronin jetesën.

Rikujtojmë se ky vendim i kushtoi disa milionë euro taksë qeverisë si edhe rriti numrin e papunësisë së qytetarëve, duke u shtuar mijëra të tjerë.

Ndërsa nga ana e kryeministri Edi Rama është theksuar fuqishëm se mbyllja e basteve do ndikojë për mirë në ekonominë dhe familjet shqiptare./CNA.al

Lajmet e fundit nga