LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentuan ti arratisen policisë/ Përplaset makina e 4 hajdutëve

24 Dhjetor 2018, 18:39, Aktualitet CNA
Tentuan ti arratisen policisë/ Përplaset makina e 4 hajdutëve

Katër hajdutë shqiptarë në përpjeksje për t?iu arratisur policisë italiane janë përplasur dhe për pasojë të 4 personat kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se të aksidentuarit dhe arrestuarit janë shtetasit me inicialet K.A, 22 vjeç, i cili u raportua se ka pësuar dëmtime në kokë dhe fraktura në pjesën e hundës, K.S., 21 vjeç, i cili refuzoi çdo trajtim mjekësor; S.M., 26 vjeç, i cili u raportua me plagë të shumta me thyerje të eshtrave të hundës, ndërsa V.P., 40 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për thyerjen këmbës së majtë.

Tre shqiptarët e plagosur përfunduan në burg, ndërsa i katërti është ende në spital.

Në makinën e vjedhur ka pasur edhe materialet e grabitura nga shqiptarët në një shtëpi në zonë.

Lajmet e fundit nga