LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma zgjedhore/ Ndërkombëtarët këmbëngulin miratimin brenda 2018-ës

24 Dhjetor 2018, 18:40, Aktualitet CNA
Reforma zgjedhore/ Ndërkombëtarët këmbëngulin miratimin

Deri tani apeli i ndërkombëtarëve për të miratuar ndryshimet në Kodin zgjedhor brenda këtij viti kanë rënë në vesh të shurdhër.

Maxhoranca dhe opozita parlamentare kanë dështuar në arritjen e konsensusit edhe në dy seancat e fundit plenare, duke e lënë ende pa kokë debatin që rrezikon ta shpjerë vendin në zgjedhjet e Qershorit 2019 me Kodin e vjetër.

Të vetmit që këmbëngulin në miratimin e ndryshimeve brenda këtij viti janë ndërkombëtarët.

Pas disa thirrjeve të bëra, nga ambasadori i BE-së Sorego e të mbetura pa veprim konkret nga forcat politike parlamentare, mësohet se nga ana e institucionit që Sorego përfaqëson, por edhe nga SHBA, po iniciohet prishja e pushimeve të porsanisura nga deputetët dhe mbledhja e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonëshme.

Sikurse ka publikuar TCH, për të detyruar maxhorancën dhe opozitën të bien në marrëveshje, ndërkombëtarët kanë negociuar datën 27 Dhjetor, me rend të vetëm dite shqyrtimin e draftit të Reformës.

Kjo në mënyrë që 2019, si vit elektoral që është, të hyjë duke patur të miratuar një Ligj zgjedhor të reformuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga