LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbledh sot kryesinë e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

24 Dhjetor 2018, 07:52, Aktualitet CNA
Rama mbledh sot kryesinë e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama mbledh sot Kryesinë e Partisë Socialiste, një mbledhje kjo jashtë radhe ndryshe nga sa është vepruar më parë. Mësohet se në axhendën e kësaj mbledhje janë bilanci politik, por edhe ai qeverisës.

Pas katër ditësh, me 28 dhjetor, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar. Vendimet që do marrë Kryesia sot do të diskutohen në Asamblenë e PS-së.

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë ndryshime të forta në kabinetin e tij qeveritar para Vitit të Ri.

Këto mbledhje vijnë pak ditë pas mbylljes së protestës së studenteve dhe një valë protestash lokale nëpër disa qytete të vendit.

Ekskluzive/ Rama pritet të ndryshojë kabinetin para Vitit të Ri

Furtunë në qeveri/ Rama përgatit ndryshimet

Lajmet e fundit nga