LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama "dush të ftohtë" ministrave/ Paralajmëron ndryshime në qeveri?

24 Dhjetor 2018, 13:27, Aktualitet CNA
Rama "dush të ftohtë" ministrave/ Paralajmëron

Kryeministri Edi Rama ka folur për media për zhvillimet në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, që u mbajt ditën e sotme.

Rama deklaroi se në këtë mbledhje është diskutuar për partinë dhe nevojën për një raport komunikimi të drejtëpërdrejtë me qytetarët.

“Kemi folur për partinë, mekanizmat e komunikimit si dhe domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë, ku shoqëria dhe zëri i saj të gjejnë më shumë hapësirë si dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të jetë më e dobishme në shoqëri. Kam parasysh të gjithë bazën e veprimtarisë dhe përfaqësimin tonë.  Qoftë Parlamenti apo qeveria të lidhura drejtëpërdrejtë me raportin mes njerëzve.”-tha ai

Më tej kreu i qeverisë theksoi se është diskutuar shumë për protestën e studentëve dhe faktorët që çuan në krijimin e një shqetësimi të tillë tek të rinjtë.

“Kemi shumë për të korrigjuar e për të përmirësuar, kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët. Dhe po diskutojmë ashtu siç duhet, se cili është shqetësimi real i protestës dhe për formën që mori nga shumë studentë që e quajnë veten apolitikë, por në fakt e kanë shkundur politikën, i kanë dhëënë një shuplakë qeverisë.”-u shpreh Rama

Në fund të fjalës Kryeministri i vendit tha disa herë se ka shumë gjëra që duhen korrigjuar, por duke e  vënë theksin e fjalës te fakti që ai nuk e thotë asnjëherë fjalën e fundit të parën, pra që ai nuk mund të deklaroi për momentin nëse në qeveri apo administratë do ketë shkarkime.

“Reflektimi  ynë i domosdoshëm,  do vazhdojë në funksionin e të qenit i denjë për shoqërinë. Çdo gjë hap pas hapi nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parë. Mendohem gjatë para se të bëj çdo lëvizje, do i përgjigjemi me dinjtet shqetësimit të studentëve por do bëjmë përtej këtij shqetësimi. Kemi shumë për të korrigjuar, kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjitha ata që marrin sfida të mëdha si ne, rqëndësi ka që të mësojnë nga gabimet dhe të ecim përpara.”-deklaroi Rama/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga