LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Norma bazë e interesit/Sejko tregon politikat e BSH-së për tremujorin e parë të 2019

24 Dhjetor 2018, 15:39, Aktualitet CNA
Norma bazë e interesit/Sejko tregon politikat e BSH-së për

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar sot se norma bazë e interesit do mbetet e pandryshuar.

Në një konferenvcë për mediat, Sejko tregoi disa nga vendimmarrjet e politikës monetare, si edhe theksoi se rritja e ekonomisë për vitin 2018 është e kënaqshme.

?Rritja ekonomike për vitin 2018 është e kënaqshme. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën baze të interesit, si dhe normat e interesit të kredive. Rritja e normës bazë të interesit s?do të fillojë para tremujorit të dytë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë do vijojë të monitorojë kursin e këmbimit. Në vitin 2018, rritje të punësimit dhe pagave si dhe rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme?, -u shpreh guvernatori i BSH-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga