Connect with Us

Financat i përgjigjen PD-së/ Nuk kemi bërë privatizim me Edmond Begon

Aktualitet

Financat i përgjigjen PD-së/ Nuk kemi bërë privatizim me Edmond Begon

Publikuar

-

Pas akuzave të Partisë Demokratike, ditën e sotme ka reaguar drejtori i Drejtimit të Pronës Publike, Endri Ducka.

Në një deklaratë për mediat, Duçka ka theksuar se në asnjë rast Ministria e Financacve nuk ka bërë asnjë privatizim me Edmond Begon. Duçka ka thënë se ky proces daton që në 1995.

Pak më parë PD, përfaqësuar nga deputetja Jorida Tabaku i kërkoi përgjigje ministrit të Financave, Arben Ahmetaj se kush fshihej pas trafikantit ndërkombëtar të drogës dhe kompleksit që do ndërtohet prej tij.

Deklarata e plotë:

Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur deklaratave me bazë politike të cilat vazhdimisht gjatë këtyre ditëve kanë tentuar të hedhin baltë mbi një proces privatizimi, por jam në përgjegjësinë time zyrtare për të sqaruar qytetarët dhe publikun mbi të gjithë procesin në fjalë, hapat dhe afatet ligjore të ndjekura, jo sot, por sic do mund ta shohim ne vijim, që nga viti 2007.

Fatmirësisht, faktet janë aty, në po atë dosje së cilës i referohen cdo ditë në media, dhe pikërisht në ato fakte, sqarohet edhe e vërteta mbi të gjithë procesin.

  • 20/04/1995

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave te ish-Pronarëve, me vendimin nr. 8 dt. 20 prill 1995, mori në shqyrtim kërkesën e ish-pronarëve Hamdi dhe Maliq Pinari, për kthimin e pronës në lagjen e re Tiranë, dhe njohu të drejtën e parablerjes për pronarët (trashëgimtarët) të sipërfaqes së zënë nga serat, kur ato të privatizohen.

  • 03/04/2007

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me një shkresë “urgjente” nr. 991/2 me firmë të Sekretarit të Përgjithshëm z. Myqerem Tafaj, i jep miratimin për fillimin e procedurës së privatizimit të objektit “sera dhe magazina” në lagjen e re Tiranë, Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z. Genc Ruli.

  • 23/04/2007

Vetëm 20 ditë më pas, Drejtoria e Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me shkresën nr 2423/1 të firmosur nga Ministri z.Genc Ruli, miraton privatizimin e objektit “sera dhe magazina” në lagjen e re Tiranë.

 

  • 29/09/2014

Komisioni i Vlerësimit për objektin “Sera dhe Magazinë”, me shkresën 362 date 29.09.2014, I drejtohet Prefektit të Tiranës për konfirmimin e genplanit me sipërfaqen përkatëse për objektin “Sera dhe Magazinë”

  • 03/10/2014

Prefekti i Tiranës me shkresën nr. 4473/1 dt. 03.10.2014, citojmë: “pas verifikimit në vend, dërgon konfirmimin për sipërfaqet përkatëse të objekteve “Sera dhe Magazinë”me vendndodhjen në lagjen e re Tiranë dhe kopjet e genplaneve.

  • 06/10/2014

Dega e Shoqërive Publike në Drejtorinë e Privatizimit në MZHETS, me shkresën nr 362/2 datë 06.10.2014 I drejtohet Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me kërkesën për informacion mbi gjendjen juridike të truallit dhe pasurisë ndërtesë si dhe hartën treguese të regjistrimit të objekteve

  • ZVRPP me shkresën 8204/1 kthen përgjigje sipas kërkesës më lart për informacion dhe hartën treguese
  • 29/10/2014

Dega e Shoqërive Publike në Drejtorinë e Privatizimit në ish -MZHETS, me shkresën nr 362/4 datë 29.10.2014, i drejtohet Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me kërkesën për konfirmimin e pronësisë dhe cmimin e shitjes së truallit për objektet “Sera dhe Magazina” me vendndodhje në lagjen e re Tiranë.

  • 11.2014

Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me shkresen nr 17721/1 datë 12.11.2014, rikonfirmon vendimin e vitit 1995 për pronësinë e objektit dhe saktëson cmimet e truallit per objektin “sera dhe magazinë” që kërkohet të privatizohet.

  • 04.2015

Komisioni i Vlerësimit me shkresën 362/6 datë 23.04.2015 dërgon në drejtorinë e Privatizimit në ish-MZHETS, dokumentacinin e vlerësimit për privatizimin, raportin e vlerësimit dhe relacionin përkatës.

  • 08.2015
LEXO EDHE:  Fshehja e numrit të viktimave/ PD vijon akuzat: Vetëm në Shkodër 80 vdekje, Qeveria raportoi 62 për të gjithë qarkun!

Drejtoria e Privatizimit në MZHETS, i drejtohet Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike) dhe Ministrisë së Bujqësisë, me dosjen e plotë të dokumentacionit të vlerësimit të objekteve “Sera dhe Magazinë” në Tiranë, i cili do t’I hape rrugën procedurës së shitjes nga MoF.

  • 11/02/2016

Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave, pas kryerjes se konfirmimeve te nevojshme ligjore te dokumentacionit te dorezuar nga trashegimtaret e subjektit te shpronesuar, (deshmi trashegimie, prokura te posacme, prokura perfaqesimi si dhe HTR) dhe vendimi i KKP ka autorizuar kryerjen e pageses per kalimin e pronesise te objektit “sera dhe magazina” brenda afatit të përcaktuar në ligj prej 30 ditës.

  • 06.2016

Mes palëve (Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike dhe trashegimtareve) lidhet kontrata e shitjes se objektit “sera dhe magazine” në lagjen e re Tiranë.

Pra një proces që daton që në vitin 1995:

  • Me privatizimin e miratuar dhe iniciuar nga qeveria e kaluar e Partise Demokratike dhe Ministri i kohes Genc Ruli në vitin 2007 (vetëm brenda 20 ditësh)
  • dhe procedura ndjekur sipas të gjithë hapave dhe afateve ligjore nga kjo qeveri, nga shtatori 2014 deri ne qershor 2016 (pra dy vite, jo 6 muaj sikurse pretendohet ne deklaratat per media te PD)

Së fundmi, dëshiroj të ndalem në dy elementë që besoj sqarojnë pozicionin e Ministrisë së Financave në këtë proces:

  • Kontrata e shitjes së objektit, është firmosur nga palët:

Në asnjë rast, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka lidhur asnjë kontratë shitje, dhe as privatizimi më herët, me personin me emrin Edmond Bego. Ky person nuk figuron në asnjë document të dosjes se privatizimit dhe shitjes së objektit “sera dhe magazinë” si perfitues i te drejtave nga privatizimi apo shitja e ketij objekti.

  • Faturat e deklaruara të shitjes

Sikurse duket qartë në këtë dokument, Ministria e Financave autorizon kalimin e objekteve “sera dhe magazina” në pronësi të trashëgimtarëve të objekteve të shpronësuara Maliq dhe Hamdi Pinari si fitues të së drejtës së privatizimit të objekteve me vlerë fillestare me të drejtën e parablerjes si pronar trualli si dhe autorizon kryerjen e pagesës në llogari të MF brenda afatit të përcaktuar në ligj prej 30 ditësh.

Fatura e Bankës konfirmon se në llogarinë e MF është derdhur pagesa në fjalë, në emër të trashegimtareve Pinari. Pagesa është kryer, per llogari te trashegimtareve Pinari, nga një entitet privat me emër “Inerte express” shpk, e cila është procedurë e rregullt bankare qe rregullon nje marredhenie private mes dy paleve dhe nuk implikon ne kete rast Ministrine e Financave as e ben perfitues nga kontrata e shitjes, personin i cili ka depozituar parate ne banke.

Dua te perseris dhe njehere, se pavaresisht se kush ka depozituar shumen ne llogarine e MoF, pagesa eshte bere per llogari te personave perfitues te prones (pra trashegimtareve) dhe Ministrise se Financave dhe kontrata e shitjes eshte pjese e kesaj dosje, e cila eshte lehtesisht e verifikueshme ne cdo kohe.

Në asnjë rast insitucioni nuk mund te nderhyrje apo perfshihet ne marredheniet private mes individeve, qofte ne lidhje me pagesat apo cfare ndodh me objektin pas shitjes se tij.

Media eshte e ftuar ne cdo rast te drejtohet per me shume detaje dhe verfikime prane Ministrise se Financave mbi kete proces.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Publikuar

-

Nga

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

LEXO EDHE:  “Nga Gazja, te Bylyku dhe ata që nuk e njohin PD-në”/ Murrizi ka një përgjigje për të gjithë  

LEXO EDHE:  “Nga Gazja, te Bylyku dhe ata që nuk e njohin PD-në”/ Murrizi ka një përgjigje për të gjithë  

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE