LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festat e fundvitit/ Manastirliu publikon masat e marra

24 Dhjetor 2018, 13:43, Aktualitet CNA
Festat e fundvitit/ Manastirliu publikon masat e marra

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se spitalet dhe urgjenca do jenë në gatishmëri 24 orë gjatë festave të fundvitit.

Nga spitali “Nënë Tereza” ku ishte duke festuar vigjiljen e Krishtlindjes me fëmijët e shtruar në Pediatri, Manstirliu tha se janë marrë të gjitha masat për gatishmërinë në këto ditë.

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për të siguruar shërbim 24 orë në ditët e festave, me personel të shtuar në urgjencat e spitaleve?- tha ajo.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për gadishmërinë gjatë festave të fundvitit parashikon edhe sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore shtesë për çdo emergjencë.

Po ashtu bëhet me dije se në ditët e festave do vendoset në gadishmëri edhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësisë së Helikopterëve.

Ministria ka përcaktuar edhe listat e mjekëve ?on call? për çdo spital, pra që do jenë në gadishmëri për çdo situatë emergjente.

Kësaj feste i janë bashkuar edhe administratori me ekipin e OShEE-së me dhurata për të gjithë fëmijët, aktorët e ?Portokallisë?, balerinë profesionistë dhe animatorë e personazhe të dashur për fëmijët krijuan atmosferë festive me dhurata e kërcime në të gjitha repartet e Pediatrisë.

Manastirliu i ftoi të gjithë për të qenë më shumë solidarë në këto ditë të festave të fundvitit me ata që kanë më shumë nevojë./CNA.al

Lajmet e fundit nga