LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Enedën, Besin dhe Salsanon i paska ndjekur policia si në filma dhe ja ç’ju ndodhi më pas

24 Dhjetor 2018, 12:25, Lifestyle CNA
Enedën, Besin dhe Salsanon i paska ndjekur policia si në filma dhe ja

Bes Kallaku ka treguar dje një histori të vjetër por vërtet të pabesueshme që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi.

Aktori i humorit tregoi dje në ?BECAFFEE? se po kthehej bashkë me këngëtaren Eneda Tarifa dhe kolegun Salsano Rrapi nga Ferizaj i Kosovës për në Shqipëri.

Në timon ishte Salsano dhe po ecte me shpejtësi aq të madhe, saqë nuk e pa makinën e policisë që po i ndiqte nga pas.

Pasi evektivët i ndaluan, Salsano rrezikoi t?i hiqej patenta dhe Besi, si për ta ç?tensionuar situatën shpiku një nga ato historitë e tij, për policinë.

?Të lutem se jemi artistë, jemi me urgjencë se Eneda e ka djalin sëmurë dhe duhet të ikim?.

Por efektivi e njihte mjaft mirë këngëtaren dhe e dinte që ajo nuk kishte djalë por vajzë:

?Që po më gënjen se është sëmurë e di por po më gënjen që e ka dhe çun se unë e di që ka çikë?.

Epo kot nuk thonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra apo jo!

Lajmet e fundit nga