LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet avokati dhe një tjetër shtetas/ Ja për çfarë akuzohen

24 Dhjetor 2018, 17:41, Aktualitet CNA
Arrestohet avokati dhe një tjetër shtetas/ Ja për

Një avokat dhe një shtetas tjetër janë arrestuar në qytetin e Laçit, pasi akuzohen për “Korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve”.

Në pranga ka rënë avokati Sokol Gjini, sepse ka ndërhyrë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Eriger Bushi.

“Të arrestuarit kane kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtareve për të mundësuar ndryshimin e masës se sigurimit për shtetasin Eriger Bushi”- deklaron prokuroria.

Ndërsa, për shtetasin Llesh Bushi është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore./CNA.al

Lajmet e fundit nga