Connect with Us

Tarifa ndaj Serbisë/ Opozita e Kosovës refuzon dialogun me qeverinë

Aktualitet

Tarifa ndaj Serbisë/ Opozita e Kosovës refuzon dialogun me qeverinë

Publikuar

-

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë LDK dhe Vetëvendosja, refuzuan të marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët ku qëllimi ishte unifikimi për dialog me Serbinë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

Partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë, që së bashku me një parti politike opozitare (PSD formuan ekipin e unitetit për dialog me Serbinë, po u bëjnë thirrje dy partive më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) dhe lëvizjes Vetëvendosja që të bëhen pjesë e grupit të unitetit. Kjo thirrje drejtuar udhëheqësve politik në Kosovë, po ndodh në kohën kur është shtuar presioni i autoriteteve ndërkombëtare në këtë mes edhe i vet presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, që Prishtina zyrtare njëzëri duhet të punojë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme me Serbinë. Por dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe Vetëvendosja, vazhdojnë të mbajnë qëndrimin që në Kosovë duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme dhe më pas sipas tyre “të zgjedhurit e rinj me legjitimitet të plotë mund të hyjnë në dialog me Serbinë”. Në këtë mënyrë këto dy parti opozitare refuzuan ftesën e kryetarit të kuvendit që të takohen në një tryezë të rrumbullakët dhe të koordinohen për procesin e dialogut me Serbinë. Për këtë takim të përbashkët janë ftuar edhe presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator që u mandatua nga kuvendi, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se koalicioni qeveritar nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht se atyre iu bashkua në ekipin e unitetit Partia Social Demokrate e Kosovës, krahu i shkëputur nga lëvizja Vetëvendosja dhe shoqërinë civile.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës e as nga ata që kanë mandate të huaja në Kuvendin e Kosovës”, thotë Avdullah Hoti, duke shtuar se “procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të udhëhiqet me platformë apo ligj që tejkalon Kushtetutën e Kosovës”.

Rezoluta e miratuar një javë më parë në parlamentin e Kosovës parasheh që të nxjerrë një ligj për fazën finale të dialogut me Serbinë, por kjo është e papranueshme për LDK-në, sepse sipas Avdullah Hotit, Kosova ka kushtetutën e saj. “Ne nuk jemi duke hyrë në procesin e dialogut për ta ribërë shtetin e Kosovës, kjo duhet të jetë e qartë. Ekipi i dialogut është qeveria legjitime me rolin kyç të opozitës dhe të shoqërisë civile”.

Edhe partia tjetër opozitare lëvizja Vetëvendosja (VV), ka refuzuar në mënyrë kategorike ftesën për tryezën e rrumbullakët të ftuar nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli, duke thënë se i gjithë qëllimi është sipas tyre të legjitimohet roli udhëheqës në dialog i presidentit Hashim Thaçi, që për Vetëvendosjen është e papranueshme. “Nuk kemi shkuar asnjëherë edhe në të kaluarën në tryeza të tilla, aq më pak tani, kur rrethanat e krijuara në vend kanë tendencë ta legjitimojnë Hashim Thaçin në procesin e dialogut. Rezoluta dhe ekipi që është votuar me më pak se shumica e deputeteve të kuvendit, pra vetëm me 59 vota, për ne është e pa vlerë dhe e papranueshme”, thotë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

LEXO EDHE:  Çfarë note i vendos Edi Ramës?/ Përgjigjet Ilir Meta

Analistët politik nga ana e tyre, në rrafshin ndërkombëtar, thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja, nuk solli rezultate tash e shtatë vjet dhe për pasojë, skepticizmi për një zgjidhje përfundimtare është zbehur edhe në BE.

Blerim Burjani analist politik, i tha DW-së, se edhe “në radhët e BE-së, tendenca kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk po bie, por, vetëm po rritet”.

“Politikanët e Ballkanit Perëndimor kanë kohë që e kanë kuptuar këtë dhe po ndjekin agjendat e tyre të interesit nacional. Këto kanë të bëjnë me ruajtjen e pushtetit personal të liderëve ballkanik të pasuruar dhe me interesat kombëtare në ekonomi, dhe çështje të tjera pasurie të politikanëve dhe çështje të sigurisë. BE nuk ndodhet më në plan të parë për këto shtete”, thotë Blerim Burjani.

Sipas tij, “shtetet e rajonit të Ballkanit duket se nuk kanë si synim parimor bashkëveprimin e ndërsjellët në rajon, por realizimin e interesave të veçanta shtetërore, madje duke vendosur kufizime te caktuara, siç janë tarifat doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës”.

“Ëndrra Evropiane për t’i bashkuar të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një zonë ekonomike të përbashkët duke evituar kështu konfliktet e shtetësisë, tani për tani duket se ka dështuar plotësisht dhe njëherë as që mund të flitet për këtë. Situata ka dalë plotësisht jashtë qëndrimit dhe kontrollit evropian”, thotë Blerim Burjani.

Sidoqoftë, dialogu Kosovë Serbi tash për tash mbetet i bllokuar dhe nuk duket se do të ketë shtendosje në një fazë të afërt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për të vazhduar me këtë proces. Prishtina zyrtare po përpiqet që të jetë unike në një grup negociator, ndërsa nga ana tjetër, autoritetet e Serbisë, nuk duan të vazhdojnë më dialogun, pa hequr tarifën doganore për mallrat serbe që hyjnë e Kosovë, tarifë kjo e vendosur nga qeveria në Prishtinë. Analisti politik Blerim Burjani thotë se “pas vitesh dhe dekadash përpjekjesh diplomatike të përsëritura, sidomos nga ana e BE-së, është arritur shumë pak në drejtim të shtendosjes së marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe nuk dihet se ç’drejtim po merr situata në Ballkan”.

“Ky mund të jetë thjeshtë skenar i SHBA dhe Rusisë pasi, ngadalë po e shpallin të paaftë BE-në në zgjidhjen përfundimtare të gjendjes së krijuar Kosovë-Serbi, por edhe në tërësi në Ballkan”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Strategjia e opozitës/ Dashamir Shehi paralajmëron rikthimin e protestave

LEXO EDHE:  Bllokimi i Vorës/ Ja, zgjidhja për qarkullimin e automjeteve Durrës-Tiranë

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  LSI, 8 vjet në pushtet, partia më e korruptuar dhe sekti më hajdut

LEXO EDHE:  Çfarë note i vendos Edi Ramës?/ Përgjigjet Ilir Meta

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE