Connect with Us

Taksa ndaj Serbisë nuk justifikon dështimet e qeverisë Haradinaj

Aktualitet

Taksa ndaj Serbisë nuk justifikon dështimet e qeverisë Haradinaj

Publikuar

-

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa gjatë konferencës për 29 vjetorin e themelimit të partisë që ai drejton Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk mund të justifikojë qeverisjen e dobët prej tij.

“Asnjë taksë sado e meritueshme të jetë ndaj Serbisë nuk mund ta këtë dështim dhe këto dështime”, ka deklaruar ai, i cituar nga gazeta kosovare Zëri.

Sipas të cilës, kreu i LDK-së ka numëruar sipas tij dështimet e koalicionit qeverisës, dështime këto të cilat sipas Mustafës tregojnë pa aftësinë për të qeverisur me vendin.

Vetëm në një vit qeverisje, koalicioni aktual i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës e la pa liberalizim të vizave, pa anëtarësim në Interpol, pa njohje të reja dhe me paralajmërime për tërheqje të njohjeve nga disa vende, katër komunat e veriut kanë ndërprerë me qeveritë qendrore dhe sillen se janë komuna të Serbisë kurse Qeveria dhe institucionet qendrore bëjnë sikur të jenë pajtuar me këtë gjendje”, ka thënë Mustafa.

LEXO EDHE:  Wolfgang Petritsch: Zgjidhja për Kosovën pa SHBA dhe Rusinë

Sipas Isa Mustafës aktualisht përkrahja e ndërkombëtareve ndaj Kosovës është në nivelin më të ulët.

Tutje Mustafa ka kritikuar Qeverinë Haradinaj për numrin e madh të zëvendësministrave e ministrave me aktakuza./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “i tërheq veshin” qeverisë/ Rindërtimi është larg nga përmbushja

Publikuar

-

Nga

Një vit nga tërmeti/ Basha “i tërheq veshin” qeverisë: Rindërtimi, larg nga përmbushja

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Thumanë pranë familjeve të prekura.

Basha deklaron se është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë.

Sipas tij, puna për rindërtimin është larg nga përmbushja, ndërsa donacionet dhe ndihma ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti.

Sot vizitova familjen e Bujar Çukës në Thumanë që humbi bashkëshorten dhe djalin në tragjedinë e 26 nëntorit. Isha pranë tyre për t’ju dhënë forcë dhe shprehur ngushëllimet në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Bujari dhe vajza e tij Megi nuk kanë parë të bëhet drejtësi për përgjegjësit e asaj katastrofe ku ata humbën dy njerëzit e tyre të shtrenjtë, Fatmirën dhe Sardin. Është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë. Kemi dëgjuar kaq shumë premtime dhe kaq pak rezultate.

Si gjatë gjithë kësaj kohe edhe sot u takova me familje që për fat të keq pritet ta kalojnë dhe dimrin e dytë në çadra. Puna për rindërtimin është larg nga përmbushja. Vetëm një pjesë e donacioneve dhe ndihmës ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti. Ku janë paratë e donatorëve? Ku janë premtimet?

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Familjet shqiptare meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit. Ne do ta bëjmë këtë qeveri dhe do t’i sjellim shpresë Shqipërisë”, shkruan kreu i PD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në Itali kanë ardhur sërish në rritje.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29,003 raste të reja me koronavirus, nga 232,711 testime të bëra.

Mediat e shtetit fqinj, duke iu referuar min istrisë së Shëndetësisë, raportojnë se që nga fillimi i pandemisë, pragu i 1.5 milionë infeksioneve (1,509,875) është tejkaluar .

Që nga dita e djeshme kanë humbur jetën 822 persona, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 52,850.

LEXO EDHE:  Liria e informacionit/ “Çalon” Ballkani Perëndimor

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Serbia i është kthyer planit për tjetërsimin e tokave shqiptare

Në kujdes intensive janë vetëm 2 persona më pak sesa dje, ndërsa në spitalet Covid po trajtohen  275 pacientë më pak se një ditë më parë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përleshje të përgjakshme në burgun grek/ Katër të dënuar masakrojnë shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Përleshje të përgjakshme në burgun grek/ Katër të dënuar masakrojnë shqiptarin

Pesë të dënuar janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në burgun Domokou në Greqi.

Mediat greke raportojnë se 4 të dënuar kanë sulmuan një shqiptar, 30 vjeç me sende të forta metalike dhe shkopinj.

I riu shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje ka dëmtime të shumta trupore.

Gjendja e tij u agravua dhe nga spitali i Lamias u transportua për në Athinë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Asnjë premtim nuk e shpëton dot Ramën”/ Tabaku: Atij nuk i dhimbsen shqiptarët

LEXO EDHE:  Kosovës i mungon një marrëveshje e normalizimit me Serbinë

 

LEXO TE PLOTE