LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i Ramës me Ina Nukën/ Ish-Presidenti: Show me traumat njerëzore

23 Dhjetor 2018, 17:22, Aktualitet CNA
Takimi i Ramës me Ina Nukën/ Ish-Presidenti: Show me traumat

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën show me traumat njerzore.

Nishani fokusin e shkrimit të tij e ka vënë te pritja që iu bë efektives së policisë, Ina Nuka. Ku, sipas ish-presidentit,  Rama përdori traumën e saj për video-show si revistë propagande e imazhit kryeministror.

?E turpëshme, e pa moralëshme, fyese dhe antinjerëzore keqpërdorimi i imazhit dhe traumës fizike të punonjëses së policisë së Shtetit Ina Nuka, nga një Kryeministër i dështuar, i pa njerëzishëm dhe përgjegjësi moral dhe ligjor i dëmtimit të punonjëses së policisë. Mizanskena me kameramanë e fotografë kryeministrorë në Aeroportin e Rinasit tek krijonin faqet e para të revistës qeveritare, me policen që vuajtjet nga dhimbja e traumës dhe i ftohti acartë i natës dimërore, duhej ti kthente në pozim për mizorinë humane të çmendurisë për ?like? në fb qeveritar.

Të gjithë urojmë shërimin e saj plotësisht e pa asnjë pasojë.Por, po ashtu jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve ndjejnë neveri nga përdorimi i dëmtimit dhe traumës së saj për video-show si revistë propagande (fyese për intelektin qytetar) e imazhit kryeministror.?- shkruan ndër të tjera Nishani./CNA.al

16:19 Aktualitet

Në vend të urimit

Në prag festash të fundvitit të gjithë bëhemi nostalgjikë, q...

Lajmet e fundit nga