LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi interesant/ Na thuaj sa të ka kushtuar dasma, të të themi kur do të divorcohesh

23 Dhjetor 2018, 12:10, Aktualitet CNA
Studimi interesant/ Na thuaj sa të ka kushtuar dasma, të të themi

Një studim interesant zbulon lidhjen mes kostos së dasmës dhe divorcit.

Për shumë persona dita e dasmës është më e lumtura në jetën e tyre, kurorëzimi i të gjitha dëshirave të të dyja palëve, por në këtë rast ka edhe një tjetër kuptim.

Një studim i fundit ka zbuluar se ata që kanë shpenzuar 5 mijë dollarë deri në 20 mijë dollarë kanë 5 përqind shanse për t?u divorcuar.

Pse ndodh kjo?

Duke mos pasur shumë të ardhura, për të bërë dasmën, shumë çifte marrin kredi. Më në fund, vjen dita e ceremonisë, çdo gjë është e bukur, perfekte, por të nesërmen, nusja dhe dhëndri fillojnë të mendojnë për të paguar kredinë. Kjo gjeneron edhe stres, stresi më pas gjeneron konflikt.

Nga ana tjetër ata që shpenzojnë aq sa kanë pa tentuar që të marrin kredi ose borxhe kanë një martesë më të qendrueshme.

Të shpenzosh nga 3000 dollarë deri në 5000 dollarë, për një unazë fejese, shton ndjeshëm riskun e divorcit, ndërsa shpenzimet e muajit të mjaltit nuk ndikojnë aspak në mbarëvajtjen e martesës.

Lajmet e fundit nga