Connect with Us

Edmond Spaho fsheh mbi një milionë dollarë piktura?!

Aktualitet

Edmond Spaho fsheh mbi një milionë dollarë piktura?!

Publikuar

-

Edmond Spaho është një personazh politik që shumë pak e njohin për bëmat e tij, por edhe për karrierën politike.

Në gati 30 vite demokraci shumicën e kohës ai është paguar nga taksat e shqiptarëve si ministër, zv/ministër, deputet, kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, nënkryetar Kuvendi dhe, së fundit kryetar grupi parlamentar të PD.

Askush deri më sot nuk ka folur për të “ndershmin” Spaho i cili dukej një ikonë ndershmërie përpara asaj që dëgjojmë sot nga Rilindja, që e quan dhe professor në mënyrë tallëse.

Ai është një nga njerëzit më karrierën me të gjatë politike në Shqipëri. Ai ka ecur gjithmonë ne nivele të dyta dhe të treta, mjafton që të ishte në lojë, dhe këtë e ka bërë shumë mirë.

CNA.al raportoi dy ditë më parë edhe një pjesë të pasurive së Spahos, pasuri që përmblidhte që nga banesa e përfituar nga Enti i Banesave, vil në Golem etj etj. Por ashtu siç premtuam, po sjellim të tjera detaje të një pasurie marramëndësë të njeriut që sot i qëndron në krah të djathtë Lulzim Bashës, duke u zgjedhur për “ndershmërinë” e tij dhe mosvlerësimin që i kishtë bërë Sali Berisha duke e lënë në hije.

Le të shkojmë më në thellësi të “ndeshmërisë” së Profesorit të dashur nga Luli dhe Rilindja. Po të shofësh deklaratat e pasurive të Edmond Spahos (deklaratat) shikon se ai ka trashëguar së fundi nga babai i tij rreth 40 piktura, asnjëra prej tyre, sipas deklaratës të vitit 2016, nuk e kalon vlerën 20 mijë lekë të reja.

Në po të njëjtën deklaratë Spaho thekson se ka përfituar edhe një shtepi 64 m2 nga babai.

Në fakt në një shtëpi me këtë sipërfaqe sikur në 2 apo 3 rrjeshta ti vendoste pikturat  Spahoja vështirë se i sistemonte dot, pasi pë tja dale mbanë ato duhet të ishin ose në ndonjë kuti ose me madhesi sa një fletë A4. Çka nënkupton se origjina e pikturave është mjaft e dyshimtë.

Edmond Spaho njihet si një pansionant ndoshta edhe koleksionist serioz pikturash. Kush e njeh e di mirë se deklarata e pasurisë është një gënjeshtër, ose në mos qoftë e tillë, sot Spaho duhet të ketë mbi 1 milionë dollar pasuri në piktura?!

LEXO EDHE:  Qeveria gënjen për CEZ, zbulohet këshilla e avokatit ndërkombëtar/Edmond Spaho publikon dokumentat

Në rast se 40 pikturat e trashëguara nga babai kanë një vlerë jo më të madhe se 200 mijë lekë të vjetra secila, ato vlejnë të paktën 8 milionë lekë dhe në vlera nominale shumë herë më tepër.

Deklarata e Spahos më shumë sesa trashëgimi e vërtetë del të ketë qenë një kamuflazh i tij për pasurinë marramendëse që ai zotëronte në piktura përpara se të largohej nga jeta babai i tij i ndjerë.

Edmond Spaho, ka koleksion me piktura nga më me vlerë në Shqipëri. Vetëm nga Vangjush Miho ka të paktën 7 piktura, por ka edhe nga Idromeno, Tushi, Buza, Shima, Kaceli etj etj. Të gjitha këto të vendosura në dy kate të një apartamenti mbi 130 m2 në rrugën “Don Bosko”. Këto piktura janë shtuar vit pas viti, që në kohën kur ai ka qenë në Ministrinë e Kulturës.

Gojët e liga thonë se ai ka siguruar shumë piktura për shkak të mungesës së inventareve nëpër hotel turizmet e trashëguara nga koha e komunizmit, por ka gjendje edhe piktura që vlejnë miliona e miliona lekë. Gjithsesi gjithçka duhet të vërtetohet nga një hetim profesional i Prokurorisë.

Pasi Edmond Spaho ka zotëruar një pasuri me vlerë qindra milionë lekë në piktura, dhe asaj i janë shtuar dhe ato të trashëguara nga babait? Apo janë pikturat e Edmondit që vdekjen e babait e shfrytëzoi për të deklaruar një pasuri që e kishte venë si pasoje ë shfrytëzimit të posteve politike?

Këto pyetje shumë shpejt duhet të marrin përgjigje nga vetë Spaho, por edhe nga një hetim i Prokurorisë që duhet të nxitojë të zbardhë të vërtetën e mbyllur në ambientet e një apartamenti që vlen 100 mijë euro, por që benda ka piktura me vlerë ndoshta 1 milionë dollarë. E vërteta është aty, bashkë me pikturat që shumicës duhet t’ju zbulohet origjina. /CNA.al

 

Edmond Spaho, kërmilli që fsheh pasuri marramendëse

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  U hetua për pastrim parash dhe korrupsion/ Gjyqtari i vilës 3-katëshe, lojëra me pasurinë

LEXO EDHE:  Hetime për gjyqtarin e Krimeve të Rënda/ Adriatik Llalla “rrëzon” Dritan Hallunajn?

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Hetime për gjyqtarin e Krimeve të Rënda/ Adriatik Llalla “rrëzon” Dritan Hallunajn?

LEXO EDHE:  Qeveria gënjen për CEZ, zbulohet këshilla e avokatit ndërkombëtar/Edmond Spaho publikon dokumentat

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE