LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Jim Mattis/ Trump emëron shefin e ri të Pentagonit

23 Dhjetor 2018, 18:47, Aktualitet CNA
Dorëheqja e Jim Mattis/ Trump emëron shefin e ri të Pentagonit

Presidenti Donald Trump tha të dielën se Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan do të bëhet shefi në detyrë i Pentagonit më 1 janar, duke zëvendësuar Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, i cili njoftoi dorëheqjen e tij javën e kaluar.

“Jam i kënaqur të njoftoj se zëvendës sekretari ynë i talentuar i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të marrë titullin e ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes duke filluar nga 1 janari 2019,” shkroi presidenti Trump në Twitter, duke nxitur kështu Sekretarin aktual të Mbrojtjes Mattis të largohet nga posti i tij dy muaj më parë.

Shanahan, një ish-ekzekutiv i kompanisë Boeing, u emërua Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes në vitin 2017.

Në letrën e dorëheqjes së Mattisit, që ai ia paraqiti personalisht presidentit Trump të premten, ai kishte thënë se do të largohej nga posti më 28 shkurt.

Vendimi i sekretarit të Mbrojtjes erdhi një ditë pasi Trump njoftoi se do të tërhiqte rreth 2.000 trupa amerikane nga Siria, një veprim që Pentagoni e kundërshtoi.

Mattis nuk përmendi mosmarrëveshjet mbi Sirinë në letrën e tij, por vuri në dukje “besimin e tij themelor” se forca e Shteteve të Bashkuara është “e lidhur pazgjidhshmërisht” me aleancat e kombit me vendet e tjera.

Presidenti Trump njoftoi së pari largimin e sekretarit Mattis në Twitter, duke thënë se ish gjenerali me katër yje do të dalë në pension.

Ndërsa nuk e përmendi Trumpin me emër, letra nga Mattis përshkruan dallimet e mprehta mes pikëpamjeve të tij dhe atyre të presidentit, sidomos mbi rëndësinë e aleatëve dhe përdorimin e fuqisë së Shteteve të Bashkuara./voa

16:19 Aktualitet

Në vend të urimit

Në prag festash të fundvitit të gjithë bëhemi nostalgjikë, q...

Lajmet e fundit nga