LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç'do të thotë të jesh një BRICJAP!

23 Dhjetor 2018, 11:01, Aktualitet CNA
Ç'do të thotë të jesh një BRICJAP!

Jemi zyrtarisht në periudhën e të lindurëve në shenjën e Bricjapit (21 dhjetor-20 janar), kështu që më poshtë do të zbuloni gjithçka duhet të dini për këtë shenjë.

?shtë shumë  e lehtë të identifikosh një karakter të Bricjapit. Që të arrini të kuptoni këtë shenjë të Diellit, ju duhet të mësoni disa praktika në fillim. Shikoni me kujdes një merimangë. Ajo duket sikur nuk ka asnjë mundësi në raport me insektet  fluturuese. Por këto insekte përfundojnë në rrjetën e ngritur me zgjuarsi nga merimanga dhe ajo fiton ndaj tyre. Mos harroni breshkën e ngadaltë të fabulës së famshme.

Ajo nuk ka asnjë shans për të fituar kundër lepurit të shpejtë. Por lepuri hallakatet në të gjitha anët dhe harron qëllimin e tij, prandaj fiton breshka me idene e qartë për të arritur në destinacionin e duhur. Vëzhgoni me kujdes dhinë, ngjitësen e maleve te thepisura. Edhe ajo nuk ka shumë shanse kundër strategjisë së gjuetarëve që po e ndjekin atë. Por  njerëzit mbeten mbrapa, ndërsa cjapi i guximshëm ngjitet me vendosmëri nga një shkrep në tjetrin falë thundrave të saj të projektuara në mënyrë unike për të fituar.

Tani të studiojmë një person të shenjës së Bricjapit. Ku mund ta gjeni ju atë? Në çdo vend  që ai mund të avancojë ose të përmirësojë veten. Kudo që ai mund të çojë përpara ambiciet e tij sekrete. Shikoni me vëmendje  një aktivitet social.  Zgjidh një grup të përzier, mundësisht mbi nivelin mesatar të të ardhurave.

Ju mund të provoni edhe në nivelin e të ardhurave mesatare, por sa më poshtë të zbrisni, aq më të vogla janë shanset tuaja për të identifikuar një Bricjap.  Ai ndoshta nuk do të jetë i veshur hijshëm, të vallëzojë bukur apo të tërheqë vëmendjen për veten e tij në çdo mënyrë, ai do të jetë një spektator duke admiruar në sfond. Madje në fillim as nuk do ta vini re, sesi ai në heshtje dhe qetësi shikon të gjithë këto personalitete simpatike që bien shumë në sy dhe që shkëlqejnë rreth tij.

Gjithkush në këtë grup duket sikur janë gati për të konkurruar me këdo. Shumë prej tyre janë duke u shtirur, disa prej tyre janë të frikësuar, por ata duken shumë të shkëlqyer dhe Bricjapi nuk duket të ketë ndonjë shans kundër tyre.  Megjithatë, ai do të fitojë.

Fakti që Bricjapi bashkohet me një grup, në mënyrë të butë, të pandërgjegjshme duke kamufluar veten, e bën njohjen e karakteristikat fizike të kësaj shenje Dielli, jo gjithmonë të lehtë. Bricjapi mund të jetë  trupi lidhur dhe muskuloz, i hollë dhe i fortë ose i shëndoshë dhe i squllët. Por, pa marrë parasysh se çfarë trupi ka, Bricjapi do të japë përshtypjen e të qenit i rrënjosur në vend, derisa ai vendos për të lëvizur në një vend tjetër.

Në përgjithësi, njerëzit që udhëhiqen nga Saturni, kanë trup të gjatë, flokë të errëta, të errët, sy të theksuar dhe çehre të zeshkët në ngjyrë ulliri. Ju mund të shihni edhe Bricjap me flokë kaçurrel bjond dhe sy të kaltër. Por nëse i shihni nga afër me vëmendje, nuk ju duken sikur kanë lindur me tipare të errëta, qoftë flokët, sytë apo lëkura?

Ka gjithmonë një aureolë të zbehtë melankolie dhe serioziteti që rrethon personalitetin e personit të drejtuar nga Saturni.  Asnjë prej tyre nuk mund të shpëtojë krejtësisht nga ndikimi i disiplinës të fortëdhe vetëmohimit që ka Saturni.  Shumë prej tyre kanë këmbë të forta dhe veshin këpucë që bien dukshëm në sy. Duart e tyre janë të afta, zërat e tyre zakonisht janë edhe qetësues dhe ju ndoshta do të vini re një butësi lajkatuese dhe bindëse. Bricjapët mund të  duken të padëmshëm dhe veprojnë si të tillë, por në të vërtetë, ata janë të fortë dhe të ashpër.

Ata i bien në kokë, me këmbëngulje, në mënyrë të palodhur të gjitha fyerjeve, presioneve, zhgenjimeve por edhe detyrimeve me nje qetësi të habitshme, ashtu si cjapi tret me durim xhamat e thyer, kutite e ndryshkura dhe kartonat e fortë. Ashtu si cjapi , ata kanë bark prej hekuri dhe brirë të rrezikshme.

Ndërsa njerëzit e tjerë, gajasen dhe hallakaten sa andej kendej, Bricjapët kurrë nuk devijojnë një milimentër në të majtë apo nëtë djathtë.  Ata ndjekin rrugicën ngjitëse, me besim të natyrshëm në sigurinë e rrugës që po ndjekin dhe përbuzin çdo rrugë të shkurtër joshëse , për të cilën janë të bindur që është plot me kurthe.

Bricjapët kanë një admirim të madh për ata që i kanë paraprirë në majë të malit dhe të cilët kanë hedhur poshtë rregullat e udhëtimit. Ata respektojnë ligjin, gjykata, autoritetin, traditën dhe nderin. Shumë njerëz energjik dhe impulsivë, i etiketojnë ata snoba dhe mbytës. Bricjapi mund tu kundërpërgjigjet kritikëve të vet duke i quajtur të nxituar dhe budallenj, por zakonisht ai është shumë i mençur për të bërë armiq të panevojshme, vetëm për kënaqësinë e vet-mbrojtjes.

Ata pajtohen dhe përshtaten.  Apo ata vetëm bëjnë sikur? Bricjapi i lejon të tjerët që të ecin para tij, por ai shpesh arrin në destinacion i pari, kundrejt çdo llogjike. Ai është i kujdesshëm për të shmangur pengesat dhe shkëmbinjtë e mprehtë.  Nuk është çudi që ai rrallë pengohet.  Sytë e tij nuk drejtohen asnjëherëte yjet. Ai e mban vështrimin i tij të gozhduar përpara dhe këmbët e tij janë të vendosura fort në tokë.

Xhelozia, pasioni, impulset, zemërimi, kotësia, dembelizmi, pakujdesia janë të gjitha pengesa. Të tjerët mund të pengohen dhe të rrëzohen prej tyre. Por jo Bricjapi.  Ai mund të hedh shikimin pas tij me keqardhje për dështimet, apo për hir të së kaluarës mund tu jap këshilla dhe ti ndihmojë të tjerët, por ai me shpejtësi do të vazhdojë tëngjitet lart, derisa qëllimi i tij të jetë arritur.

Ka disa Bricjap të cilët janë shumë romantikë, të cilët e kuptojnë dritën e çuditshme të hënës dhe ngjyrat e lavdishme të krahëve të fluturës. Por ata nuk do ti lejojnë emocionet e tyre, ti verbojnë para fakteve. Jo, nëse ata janë njerëzit tipik të udhëhequr nga planeti Saturn.  Nëse Bricjapi do të shkruajë një poemë të bukur, të mbushur me imagjinatë dhe ilustrime, tema do të jetë solide dhe shenjat e pikësimit do të jenë të vendosura saktë. Mos i kundërshto hapur traditat, në qoftë se ju doni respektin e Bricjapit. Edhe Bricjapët më të guximshëm dhe këta janë përjashtime, do të respektojnë të paktën anën e jashtme të normave sociale. Skenat publike dhe pasionet e shprehur hapur dhe të pakontrolluar i vënë në siklet ata.

Një Bricjap i zakonshëm do të harrojë të fshehë ambicjen e tij dhe do të refuzojë të punojë, nëse nuk është në krye të drejtimit të punës. Atëherë ai bëhet një cjap kokëfortë, i cili insiston  të dalë në krye të shkallëve, ku ai mendon se ai i takon të jetë. Natyrisht, një qëndrim i tillë krijon një person  të zymtë, pesimist, të ftohtë dhe egoist i cili e ka tëpamundur të kënaqet.  Por zakonisht këto vështirësi, mjaftojnë për ta vendosur atë në rrugë të drejtë.

Bricjapët e rinj në moshë, janë zakonisht më të kënaqur se ata më të vjetrit dhe ka një arsye të mire për këtë. Në pothuajse gjithë modelin kinez, të rinjtë e udhëhequr nga Satursi, i kanë idhuj paraardhësit dhe të moshuarit. Respekti për urtësinë e moshës dhe të përvojës është  rrënjosur në natyrën e Saturnit.  Kur ata maturohen dhe “paraardhësit e nderuar ” dhe traditat e  vjetra zhduken, veprimet e egra të gjeneratës moderne mund ti frikësojnë dhe ti trullosin Bricjapët konservatore.  Ata tundin kokën dhe murmurisin për ditët të mirat  të kohëve të vjetra.

Për fat të mirë, megjithatë, një përqindje e caktuar e tyre,përshtaten dhe përpiqen të përmbushin këto sfida. ?shtë ngazëllyese të shohësh një Bricjap të thinjur, të përshtatet me të rinjtë dhe të mësojë për herë të parë gëzimet e fëmijërisë, që ai i humbi kur sillej si njëdjalë serioz. Bricjapët e  vjetër në moshë, ose sillen si dhi të frustruara, ose ata rrokullisen dhe kërcejnë valle të lumtur dhe krahëhapur ndaj të rinjve.  Disa prej tyre, që qëndrojnë në mes të këtyre dy ekstremeve, ulen mënjanë me emocione të ndrydhura dhe trokasin lehtë këmbët e tyre, sipas ritmit të muzikës, por nuk janë asnjëherë mjaftueshëm të guximshëm për tu hedhur në karuselin e haresë.

Ju rrallë do të të gjeni një Bricjap që të fusë hundët në punët e njerëzve të tjerë apo të përdorë gjuhën e Saturnit për të përhapur thashetheme. Zakonisht ata janë të kënaqur duke u marrë me punët e veta. Ata nuk do të japin këshilla pa ia kërkuar njeri, por kur ju kërkoni diturinë e tyre praktike, ata nuk do të ngurrojë t?jua japin atë me tone shumëngjyrëshe. Gjithashtu, do të presin që ju ta pranoni dhe zbatoni këtë këshillë. Bricjapi është mësuar që të përballet me detyrat dhe përgjegjësitë dhe të tolerojë zhgënjimin. Nëse ju nuk mund të ndiqni shembullin e tij, ai do të humbasë pak kohë duke u përpjekur t?ju mësojë.

Ju mund të keni lexuar se Bricjapi martohet për para apo për pozitë shoqërore. Kjo është pak e ekzagjeruar,edhe pse unë do të thosha se pa dyshim që ka qenë një Bricjap ai që ka thënë shprehjen: “Është po aq e lehtë të biesh në dashuri me dirigjentin, siç ke rënë në dashuri me violinën tënde të preferuar?. Bricjapi tipik rrallë ndërmerr hapa praktikë në biznes apo martesë, nëse ai nuk është përgatitur financiarisht për situatën e parë dhe emocionalisht për këtë të fundit.  Këta njerëz do të bëjë gjëra të çuditshme për sigurinë.

Njerëzit e moshuar janë vazhdimisht në mendjen e tyre. Edhe Bricjapët e rinj në moshë, do të gëzojnë të vizitojnë xhaxhain apo hallën e moshuar që po jeton vetëm. Përveç të tjerash, këta të afërm të moshur, mund të kenë një ose disa prona, përveç faktit se ata janë farefis dhe të këndshëm. Me  siguri Bricjapi nuk do të donte të shikonte sesi pasuria e xhaxhait të tij të shkonte për qenin apo macen e tij.  Ju mund të mendoni se një qëndrim i tillë është i ftohtë dhe llogaritës, por për Bricjapin, është situatë delikate.  Mundësia nuk do të trokasë dy herë në derën e Bricjapit. Ai do ta dëgjojë atë që në trokitjen e parë. Në fakt, ai është duke qëndruar ngjitur pas derës, duke pritur për të.

Në fëmijëri, Bricjapët janë më shëndetlig se fëmijët e tjerë, por forca dhe rezistenca ndaj sëmundjes rritet me kalimin e viteve. Natyra e përmbajtur dhe e kthjellët e bricjapit tipik, i jep atij durimin e mahnitshëm dhe një potencial të tillë mbijetese, që mund ta bëjë atë të jetojë gati një shekull. Njerëzit e Saturnit nuk u shmangen doktorëve dhe spitaleve ,sepse frika pasiguria dhe shqetësimi janë më vdekjeprurëse se mikrobet.  Asnjë dietë praktike, zakon konservator dhe rezistencë kokëfortë ndaj sëmundjes, nuk mund të kalojë rreziqet që sjell pesimizmi. Bricjapët,të cilët duan  të shmangin sëmundjet, duhet të bëjnë shumë ushtrime në natyrë dhe të zhvillojnë një personalitet më pozitiv.

Ajri i freskët në natyrë dhe flladi i freskët i  tolerancës do të veprojnë si me magji tek shëndeti i dobët i Bricjapit. Pothuajse të gjithë Bricjapët e të dyja gjinive kanë lëkurë të ndjeshme. Mund të jenë skuqje nervore, alergjike, pore të zmadhuara ose akne në fytyrë.  Çrregullimet e stomakut nga ushqimet e papërshtatshme dhe stresi mendor janë të zakonshme. Thyerja e krahëve dhe këmbëve mund të ndodhë me raste. Zonat e ndjeshme janë gjunjët dhe kockat, ndërkohë dhimbjet e kokës të forta dhe infeksionet e veshkave janë pasoja e melankolisë së gjatë.

Ata ose do të kenë dhëmbë të bukur, të bardhë dhe të fortë ose do të kenë probleme të vazhdueshme me prishjen e tyre dhe do të jenë pacientë të përhershëm te dentist. Në përgjithësi, në qoftë se ata i shmangin sëmundjet kronike dhe ato të shkaktuara nga depresioni,këmbëngulja e Bricjapit për për të jetuar është e famshme. Por kjo jetëgjatësi nuk do jetë dhe aq e këndshme, nëse do jetë duke vuajtur nga artriti dhe reumatizma. Bricjapi duhet të kërkojë rrezet e diellit dhe rreshjet e shiut, për të qëndruar i shëndetshëm.

Ai është një person në dukje i trembur, i ëmbël, pak kokëfortë ndoshta, por i butë në lidhje me të tjerët. Ai duket kaq i padëmshëm. Sa person i besueshëm dhe sa këndshëm e ndërton ai egon tuaj! Kush mund ta dëmtojë apo të dyshojë në ambicien e tij? Ndërkohë, Bricjapi është duke përdorur dobësitë, xhelozinë dhe mendjemadhësinë tuaj , për tu fuqizuar vetë.

Ai është i dobishëm dhe i domosdoshëm, saqë ju mund ti kërkoni atij të marrë përsipër komandën. Pasi e arrin këtë , tërhiqet në një qoshe dhe drejton fijet e pushtetit. Bricjapi vepron në mënyrë të tillë që të arrijë atë që egoja e tij dëshiron në të vërtetë- pozicionin e liderit të vërtetë. Me mirësi dhe urtësi, ai ruan të kaluarën nga neglizhenca dhe mbron të tashmen nga konfuzioni, kështu që ju mund të ndërtoni nesër një të ardhme të sigurtë.

Ai nuk dëshiron ta drejtojë paradën me një bandë të zhurmshme dhe të madhe. Ai e jep lejen për paradën, por rrugën e tij e planifikon të kalojë pas skenës. Të gjitha veprimet e guximshme kanënevojë për forcën e Bricjapit, pasi edhe nëse ai pengohet, do ketë një rënie të sigurt dhe nuk do lëndohet. Udhëheqja e Bricjapi është solide dhe qymyri i Bricjapit ndez zjarre që zgjasin në kohë.Burimi:Anabel

Lajmet e fundit nga