Connect with Us

15 performancat që na kanë përfaqësuar në Eurovizion me apo pa zhurmë

Aktualitet

15 performancat që na kanë përfaqësuar në Eurovizion me apo pa zhurmë

Publikuar

-

Eurovisioni është festivali më i rëndësishëm i muzikës europiane i cili zhvillohet në maj të çdo viti që prej vitit 1956. Në të marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Europian të Radio-Televizioneve . Çdo Radio Televizion shtetëror anëtar i “EBU”-së prezanton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj. Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilës është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin e përkatës në konkursin ndërkombëtar. Shqipëria e pati debutimin e saj të parë në Eurovision në vitin 2004. Ishte Anjeza Shahini me këngën “The Image of You” ajo që shkeli për herë të parë në një skenë kaq të madhe e mund të themi se arriti të klasifikohej e shtata në finalen e mbajtur në Turqi. Që prej pjesëmarrjes së parë  Shqipëria është përfaqësuar 15 herë në Eurovision, ka patur këngë të bukura si dhe këngë të kontestueshme e që për shkak të politikës së ndjekur kanë qenë të destinuara të dështojnë ende pa shkuar.

Po ju kujtojmë edhe njëherë 15 performancat që na kanë përfaqësuar në Eurovision me apo pa zhurmë.

Anjeza Shahini ishte këmba e mbarë e Shqipërisë. “The Image of You” ishte kënga që na pozicionoi në vendin e shtatë në finalen e madhe që në pjesëmarrjen e parë në këtë festival. Ky moment padiskutim ishte kulminacioni i karrierës së Anjeza Shahinit, vajzës që triumfoi në “Ethet e së premtes”  duke fituar çmimin e madh e që fill pas fitores përfaqësoi shtetin e saj në eventin më të rëndësishëm që Shqipëria kishte marrë ndonjëherë pjesë.

Ledina Çelo vijoi traditën e paraardhëses, edhe ajo si Anjeza vendosi të këndonte në anglisht edhe pse kënga tingëllonte më bukur në shqip me thënë të drejtën. “Tomorrow i go”, një këngë e performuar me daulle e tupana, nuk pati impaktin njësoj si “The Image of You” dhe e siguroi finalen falë arritjes së Anjeza Shahinit një vit më parë. Në vitin 2005 Shqipëria u klasfifikua e 16 në listën e finalistëve sipas votimeve të publikut.

Më në fund Shqipëria këndoi shqip në festivalin Europian të Këngës por fatkeqësisht nuk arriti të kalonte në finale. Ishte “Zjarr e ftohtë” një këngë e kënduar nga Luiz Ejlli ajo që përfaqësoi në vitin 2006 shtetin tonë në Eurovizion. Edhe përse nuk pati suksesin e madh apo mundësinë e kalimit në finale, kënga e Luizit me motive popullore dhe element kulturorë shqiptarë njihej dhe këndohej nga shqiptarët.

 

“Balada e Gurit” ose “Hear my plea” nën interpretimin e Aida dhe Frederik Ndocit ishte një këngë emigrimi e kënduar plot ndjenjë por që nuk arriti sërish të siguronte kualifikimin në finale e madhe. Ndoshta tematika bëri që ”Balada e Gurit”  të mos ishte ndër të preferuarat.

 

Kënga më e bukur, e para dhe ajo që i vulosi karrierën Olta Bokës ishte “Zemrën e lamë peng” . Në vitin 2008  balada e dashurisë e sjellë nga këngëtarja e re në atë kohë Olta Boka vodhi zemrat e gjithë shqiptarëve të cilën patën dyshime fillimisht për tëp or kur Olta u ngjit në skenë dhe dha një performancë të shkëlqyer e përgëzuan. Olta dhe balada e saj u kualifikuan në finale dhe u klasifikuan të 17-tat nga votimet e publikut.

LEXO EDHE:  Dogji tubin me performancën e zjarrtë, Leila Kraja: I kërkoj ndjesë familjes!

Pas fitores në “Ethet” Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë me një këngë të hareshme, “Carry me in your dreams”. Kjo mund të mos ishte kënga  më e mirë që na kishte përfaqësuar deri atëherë por solli një tjetër opsion prezantimi, më alegro, larg dhimbjes e baladave që na kishin përfaqësuar vitet e fundit.

 

Juliana Pasha një këngëtare me përvojë u ngjit në skenën e Eurovizion me një këngë të hareshme që nxirrte në pah edhe karakteristikat e zërit të saj.  “It’s all about you” u kualifikua në finale dhe u pozicionua e 16 –a në listë.

 

“Feel the passion” çoi për herë të parë në Eurovizion Aurela Gaçen. Kënga kishte motive të theksuara patriotizmi dhe motive popullore që në një farë mënyre e penalizoi këngën. Shqipëria nuk arriti të kualifikoi në finale.

 

Do të ishte pikërisht viti 2012 koha kur Shqipëria do të merrte vlerësimin  maksimal të arritur ndonjëherë deri tani. Rona Nishliu me zërin e saj të fuqishëm performoi “Suus”  dhe arriti që jo vetëm të klasifikohej në finale por edhe të dilte e pesta më e votuar nga pubiku. Ndryshe nga gjithë të tjerët ajo doli e vetme në skenë pa prezencën e asnjë shoqëruesi balerin, thjesht ajo dhe zëri i saj, me një veshje aspak të komplikuar; thjesht Rona dhe stili i saj dhe kjo u përkthye në sukses.

 

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet” , një këngë rrok ndryshe nga të gjitha të tjerat që na kishin përfaqësuar deri atëherë.

Hersi dhe kënga “One Night’s Anger” u kalua pa shumë zhurmë dhe publicitet të ulët jo vetëm në Shqipëri por edhe në përfaqësimin në Eurovizion. Kjo është një nga arsyet përse shumë nga shqiptarët nuk e mbajnë mend ndoshta si këngë.

Elhaida Dani përfaqësoi Shqipërinë me “I’m alive” Kjo ishte kënga që shqiptarët mendonin se do të arrinte një klasifikim të mirë, të paktën në rradhët e para të listës. Kjo ka qenë një nga këngët më të bukura dhe që shqiptarët e njihnin të gjithë. U diskutua shumë fakti që pati një ndryshim të këngës por sërish publiciteti dhe marketingu që iu bë Elhaidës ishte i madh.


“Përralla” e Eneda Tarifës, nuk arriti të kualifikohej në finale e madhe, ishte një këngë e bukur por ndoshta jo aq sa për të fituar çmimin e parë. Performanva e Enedës ishte e saktë dhe pa gabime ama nuk arriti të kalonte netët gjysmëfinale.

“World” nga Linda Halimi nuk ëhstë se pati pëlqyeshmërinë më të madhe të publikut ama ishte një këngë për të cilën shqiptarët kishin informacion ose të paktën e din in se çfarë kënge do i përfaqësonte.

 

Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovizion nga Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall”. Bushpepa është një nga zërat më të mirë që ka Shqipëria dhe kjo u vu re edhe në preznatimin e tij edhe pse Bushpepa është nga ata këngëtarë që edhe pse kënga mund të mos jetë më e mira e mundshme, godet me zërin e tij. “Mall” u rendit në vendin e 11 në Eurovision 2018.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Palët politike duhet të pranojnë gjetjet

Publikuar

-

Nga

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR për zgjehdje e 25 Prillit.

Celibashi, i ftuar në një intervistë për Neës 24  nënvizoi se palët politike duhet të pranojnë gjetjet e këtij raporti me qëllim që të mos ketë element negative në zgjedhjet e ardhshme.

Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij raporti.

Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c’ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre.

Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtusikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme.

Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral.

Kur ka qenë cështja e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, reflektimi ka qenë krej ndryshe dhe kjo e ka ndihmuar KQZ që të përgatisë këtë proces zgjedhor në përputhje me të gjitha parashikimet e ligjit. Në tërësinë e vet, klima e ashpër politike si rrallëherë në këto 30 vite nuk është se kontribuoi pozitivisht në tërësi për procesin zgjedhor”, ka thënë kreu iKQZ, Celibashi.

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu nuk do t’ja dijë për Covid/ Grumbullon njerëz për të bërë fushatë

LEXO EDHE:  "Ne synojmë fitoren"/Motrat shqiptare flasin për performancën që bëri bujë në "The voice of Italy"

Gjithashtu ai ka komentuar edhe përsa i përket votës së emigantëve, që ishte një nga çëhstejt që u diskutua më shumë gjatë zgjehdjeve dhe pati shumë reagime.

Celibashi tregon se nuk mungoi as dëshira dhe vullneti për ta bërë të mundur, por koha ishte e pamjaftueshme.

Koha që kishtë në dispozicion KQZ për ta përgatitur procesin e votimit të emigrantëve ishte e pamundur dhe nuk është se ne na mungoi vullneti e dëshira, por në një kohë aq të shkurtër dhe kur palët nuk kishin një konsensus për rregullat që KQZ duhet të miratonte në këtë proces, ne nuk kishim se cfarë të bënim më shumë”, është shprehur ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çmendet” Petrit Vasili/ Akuzon Ramën se urren Kosovën

Publikuar

-

Nga

Lolodeputeti i LSI-së, Petrit Vasili fton Gjykatën Kushtetuese të sulmojë ambasadorët!

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po shet Shqipërinë dhe për urrejtje ndaj Kosovës

Rama shet Shqipërinë dhe urren Kosovën, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbinë.

Sot Rama vulosi përfundimisht urrejtjen ndaj Kosovës dhe për këtë mjaftonte vetëm një frazë që ai tha dhe pikërisht:

“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”

Të gjithë kanë të skalitur në mendje arritjen e menjëhershme të Forcave Speciale të Kosovës, që shpëtuan dhjetra jetë njerëzish duke prurë edhe qentë, që zbulonin njerëzit nën rrënoja”, ka shkruar Vasili në rrjete sociale.

Sipas Vasili, ky është fakt dhe mirënjohja e shqiptarëve është e përjetshme, kurse Rama ia atribuon Serbisë sepse Serbinë e do dhe i është nështruar ndërsa Kosovën e urren.

LEXO EDHE:  Organizuan dasma/ Gjobitet një biznesmen, i mbyllet lokali një tjetri

LEXO EDHE:  Ilirjan Rusmali voton pro gjobitjes së kryebashkiakut Veliaj

Minishengeni është term fake, pasi NeëJugosllavia është termi real.

Vasali është Rama që zvarritet nga pas, ndërsa Serbia prin përpara.

Si peng i ndereve politike elektorale serbe Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë tregu dhe jep gjithçka duke tradhëtuar Kosovën si askush në historinë e Shqipërisë.

Përbuzje për NeëJugosllavinë e Ramës dhe të tjerëve.

Firmat e Ramës do te mbeten si gjurma të pashlyeshme të tradhëtisë më të lartë ndaj Shqipërisë, që nuk ka propagandë, që e mbulon dot.

Rama ky armik shqiptarëve dhe i Euroatlantizmit nuk e ndryshon dot kurrë vendimin mbarëpopullor të të gjithë shqiptarëve për të parë nga Perëndimi.

Europa e Bashkuar është drejtimi i vetëm pa kthim i Shqipërise dhe as Rama dhe asnjë pazar qesharak me Minishengen dhe NewJugosllavi nuk e kthen dot”, shkruan më tej Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  Katër biznesmenët e njohur i paguan gjobën Shullazit

LEXO EDHE:  "Ne synojmë fitoren"/Motrat shqiptare flasin për performancën që bëri bujë në "The voice of Italy"

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE