LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zogu i Tiranës: Unë kam lindur në luks, shpenzoj shumë lekë

22 Dhjetor 2018, 09:32, Lifestyle CNA
Zogu i Tiranës: Unë kam lindur në luks, shpenzoj shumë

Gazetari shumë i komentuar në media e rrjete sociale dhe që tërheq shpesh vëmendjen me deklaratat e tij, Hermes Nikaj ka folur së fundmi për jetën e tij luksoze në një intervistë për “Gazeta shqiptare”.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në luks. Luksi është pjesë e imja. Shpenzoj shumë, nuk di ta ruaj paranë. Faleminderit të madhit Zot për gjithçka”, është shprehur Hermesi.

“Një ditë me mua është plot energji dhe plot me punë të planifikuara me parë. Zgjohem rreth orës 6:00 të mëngjesit, ndërkohë që pi kafen dhe lëngun e portokallit, pastaj vishem dhe dal nga shtëpia. Rreth orës 7 e 45 më duhet të jem gati pasi filloj transmetimin në ?Ditë e re?.

Pjesën më të madhe të ditës e kaloj me regjistrime dhe duke planifikuar temat apo personazhet e programit. Megjithëse jam i zënë, gjej kohën për të takuar miqtë herë për kafe ose për darkë. Më pas koha dedikuar familjes.

Jeta private shkon shumë mirë. 25-vjetorin e festova në një festë plot zhurmë, por private dhe jashtë kamerave. Jam i lumtur dhe i kënaqur me çfarë kam arritur në televizion. Sigurisht që synoj më të mirën dhe mendoj se ia kam dalë mbanë deri tani.

Festat në shtëpinë time festohen me drita, me ngjyra, me këngë Krishtlindjesh, me panetone e bakllava, me dëshirë për të dhuruar etj.

Frymëzimin në jetë e gjej te njeriu që dua. Është forca ime. Te gjërat e bukura? Shmang energjitë e këqija dhe konfliktet që lindin nga mendjet e cekëta”, ka treguar Hermes në intervistën për “Gazeta shqiptare”.

Lajmet e fundit nga