LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Kryeministër mashtrues dhe argat i oligarkëve”/ Vasili nxjerr zbuluar Ramën

22 Dhjetor 2018, 10:24, Aktualitet CNA
Video-“Kryeministër mashtrues dhe argat i oligarkëve”/

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës për Tatimin mbi të ardhurat, pjesë e paketës fiskale të vitit 2019. Në dekret, presidenti thekson se nenet 9, qe percaton uljen e tatimit të dividentit nga 15 ne 8% dhe nenit 11 që përcakton hyrjen e fuqi te ligjit, bien ndesh me kushtetutën e vendit.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili publikon një video, të deklaratës së Ramës, me 2 maj 2018, kur ky i fundit shprehej se do rriste taksën për të pasurit në 15%. Rama deklaronte në atë kohë se kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë.

Por, sipas Vasilit, ?Kryeministri argat i oligarkeve nxori fytyren e vertete sheshit, kur me ligj ne parlament me votat e 74 argateve te tjere jua uli perqindjen oligarkeve nga 15% ne 8 %.?.

Më tej, Vasili në postimin e tij shkruan se ?Çdo njeri objektiv dhe gjakftohte kupton menjehere se si eshte i kapur deri ne fyt nga oligarket dhe eshte thjesht nje kelysh i tyre kunder interesave te popullit te cilit ja merr taksat dhe e fut ne burg per 5 lek korrent,apo per nje shkelje rrugore apo per nje tufe qepe ne rruge.?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga