LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Radhë kilometrike në Morinë/ Si gënjyen Rama dhe Haradinaj për kufijtë

22 Dhjetor 2018, 10:07, Aktualitet CNA
Radhë kilometrike në Morinë/ Si gënjyen Rama dhe Haradinaj

Pas një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi rreth një vit më parë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ndër të tjera u fol edhe për lehtësim të procedurave në kufi.

?Do të kemi lehtësim procedurash për shtetasit që jetojnë, punojnë e studiojnë në dy anët e kufirit. Pra lëvizjen e lirë në kufi, ku qytetarët e Kosovës ndeshen me një mur absurd, këtë ne duam ta shembim bashkërisht, për ta nisur vitin e ardhshëm me një kufi simetrik në ngjashmëri me kufijtë mes vendeve të BE, kufi evropian. Nuk do të hiqen përfare kontrollet, por do jenë aq të rralla, sa shumëkujt mund ti bjerë të mos ketë asnjë kontroll gjithë jetën?- tha Rama, në shtator 2017.

Por, realiteti duket të jetë krejt ndryshe. Burime për CNA.al bëjnë të ditur se në pikën kufitare të Morinës, ka kufi ka dhe radhë kiliometrike.

Për shkak edhe të festive të fundvitit janë të shumtë qytetarët të cilët kalojnë në pikën kufitare të Morinës, gjë e cila ka shkaktuar radhë kilometrike dhe deklaratat e Ramës dhe Haradinajt duken të jenë veçse fasada e radhës, për t?ju hedhur hi syve qytetarëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga