LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria në krizë/Mbyllen mbi 800 mijë vende pune

22 Dhjetor 2018, 15:14, Aktualitet CNA
Qeveria në krizë/Mbyllen mbi 800 mijë vende pune

Ligjvënësit amerikanë nuk arritën të gjenin rrugëdaljen për të siguruar financimin e qeverisë Trump me rreth 5 miliardë dollarë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën,

Më shumë se 800 mijë vende pune janë mbyllur dhe gjysmës së punonjësve u kërkohet të punojnë pa pagesë. Në këtë mënyrë qeveria federale amerikane konfirmon mbylljen e pjesshme të operacioneve të saj.

Udhëheqësit e demokratëve në Kongres, Chuck Schumer dhe Nancy Pelosi, lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se “demokratët u ofruan republikanëve disa propozime për të mbajtur të hapur qeverinë, përfshirë atë që tashmë e ka miratuar Senatin njëzëri dhe të gjitha këto përfshijnë fonde për siguri më të fortë dhe të frytshme të kufirit – jo muret e pafrytshme dhe të shtrenjta të presidentit. Nëse presidenti Trump dhe republikanët zgjedhin të vazhdojnë këtë mbyllje të qeverisë, shumica e re demokrate do të kalojë me shpejtësi legjislacionin për të ri-hapur qeverinë në janar”.

Presidenti Trump, publikoi një video në rrejte sociale duke thënë se ?do të kemi mbyllje të qeverisë. Nuk mund të bëjmë më asgjë për këtë”.

 

Lajmet e fundit nga