LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Posti i zv.kryetarëve të gjykatave/ Korça dhe Puka përfundojnë zgjedhjet

22 Dhjetor 2018, 14:12, Aktualitet CNA
Posti i zv.kryetarëve të gjykatave/ Korça dhe Puka

Pas shkarkimit nga KPK-ja të kryetarëve të gjykatave të Korçës, Pukës dhe Beratit, janë zhvillluar zgjedhjet për postet e zv.kryetarëve në dy prej këtyre qyteteve.

Më specifikisht, qyteti i Korçës dhe ai i Pukës mbaruan sot procesin e zgjedhjeve për këtë post, ndërsa qyteti i Beratit e shtyu këtë procedurë për ditën e hënë, pasi nuk u plotësua kourumi i gjykatësve.

Në postin e zv.kryetares së Gjykatës së Pukës u zgjodh Flutura Hoxha e cila do ketë të njëjta kompeteca me ish-kryetarin Izet Kadaja, i cili u shkarkua pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë.

Ndërsa në këtë post në qytetin e Korçës u vendos Luljeta Kole, e cila u zgjodh pas shkarkimit të kryetarit Admir Belishta.

Kujtojmë se posti i zv.kryetarit të Gjykatës është një post i ri, i cili u bë i mundur pas reformës në drejtësi./CNA.al

Lajmet e fundit nga