LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Niveli i informalitetit/ A duhet bërë tatimi mbi dividentin zero?

22 Dhjetor 2018, 19:23, Aktualitet CNA
Niveli i informalitetit/ A duhet bërë tatimi mbi dividentin zero?

Tatimi mbi dividentin duhet të reduktohet në 0% në mënyrë që të ulet niveli i informalitetit dhe të gjitha bizneset të kenë shanse të barabarta në treg.Mënyra për të nxitur bizneset dhe koorporatat që të formalizohen dhe të kryejnë deklarime të rregullta është nëpërmjet lehtësirave fiskale. Për të shmangur abuzimet me punonjësit, qarkullimin e pakontrolluar të parave duhet të nxisim bizneset të paguajnë tatimet dhe taksat dhe të deklarojnë ato në formë të rregullt. Kjo nxitje nuk vjen duke i bërë që të paguajnë më tepër por duke i bërë që të paguajnë më pak. Dividenti është pjesa e fitimeve të një firme që një kompani u shpërndan aksionerëve të saj. Në vitin 2015 tatimi mbi dividentin u rrit nga 10% në 15% me qëllim që të rriteshin të ardhurat e buxhetit të shtetit për shkak të borxhit të lartë publik.

A solli rezultate kjo politikë?

Në fakt, në 20.000 biznese apo sipërmarrje të cilat i nënshtrohen në mënyrë të vazhdueshme taksës koorporative vetëm 11% prej tyre deklaronin pagesat e dividendit. Pra afërsisht 2000 biznese deklaronin se donin të shpërndanin fitimin në formë dividendi për aksionerët. Po ashtu shqetësuese ishte fakti se 84% e këtyre 2000 kooporatave ishin biznese të huaja që gjithsesi duke përfituar nga marrëveshja e taksimit të dyfishtë paguanin jo 15% por një normë më të ulët 5-10%. Pra norma 15% ishte dëmtuese kryesisht për bizneset me aksioner vendas dhe nuk prodhoi dot tatim mbi dividendin. Në total të ardhurat nga kjo taksë ishin 2.5-3 miliardë lekë. Kjo normë e lartë e dividendit detyronte shumë aksionerë të përdornin dhe forma të jashtëligjshme për të përfituar nga fitimi I kompanisë pa deklaruar në formën e dividendit.Vetëm 11 % e 20.000 subjekteve të cilat janë subjekt i këtij tatimi kanë shpërndarë dividend dhe prej tyre vetëm 16% janë subjekte shqiptare. Kjo anomali erdhi përshkak të rritjes së tatimit të dividendit në mënyrë të njëanëshme.

Që pas rritjes së tatimit mbi dividentin, të ardhurat nga ky tatim janë ulur ndjeshëm, më shumë se 50%, nga 1387 milion lekë në 528 milion lekë. Ulja ka vazhduar edhe në vitet në vijim dhe nivelin më të ulët e ka arritur këtë vit në shifrën 24 milion lekë.

Për këtë arsye, këtë vit qeveria vendosi që të ulë taksën e dividentit në nivelin 8% me shpresën që qëtë krijohet mundësia që kompanitë të shpërndajnë dividend dhe të paguajnë një normë të logjikshme tatimi për dividentin. Në këtë mënyrë, ngarkesa akumulative e taksës mbi korporatën dhe tatimin mbi dividentin do të shkojë diku tek 22%-23% nga 27% që ishte më parë.

Por, a është ende gati Shqipëria për të aplikuar një tatim mbi dividentin?

Përgjigjia është jo. Sektorët e ekonomisë karakterizohen ende nga nivele të larta informale. Megjithë përparimin e kohëve të fundit në rritjen e numrit të bizneseve të regjistruara, ata shpesh ende nuk deklarojnë tatimet apo punëtorë dhe kryejnë kryesisht transaksione në para.

Banka Botërore shprehet se për të lejuar bizneset që të kontribuojnë më mirë në ekonomi është e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të investojë në mënyrë të konsiderueshme në formalizimin e bizneseve, përmes përpjekjeve që shkojnë përtej regjistrimit të thjeshtë. Nuk është e rëndësishme vetëm që bizneset të jenë të regjistruara por edhe të deklarojnë të ardhurat, fitimet dhe punonjësit realisht. Informaliteti i përhapur pengon jo vetëm zhvillimin e atyre bizneseve që vendosin të mbeten joformale, por gjithashtu pengojnë kompanitë formale që përballen me konkurrencën nga sektori joformal dhe që paguajnë tatimet rregullisht, duke ulur mundësitë e tyre për të ri investuar.

Duhet të shmangim pasojat e informalitetit sepse kanë një impact negative në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë. Bizneset joformale në përgjithësi kanë produktivitet më të ulët se bizneset formale, të cilat janë njëkohësisht një pengesë ndaj firmave dhe një pengesë në ekonominë e vendit. Punëtorët në sektorin joformal kanë mungesë të mbrojtjes sociale, sidomos të sigurimeve dhe përfitimeve të pensioneve. Të ardhurat publike reduktohen nga veprimtaria e fshehur ekonomike, duke rezultuar në uljen e ofertës së mallrave publike. Biznesi i kryer jashtë ekonomisë së rregulluar ngre rreziqe sigurie, shëndetësore dhe mjedisore për punëtorët dhe komunitetet.

Shqipëria nuk është gati për të aplikuar një tatim të dyfishtë./probiznes

Lajmet e fundit nga