Connect with Us

Këto objekte nuk duhet të mungojnë kurrën e kurrës në çantën tuaj

Aktualitet

Këto objekte nuk duhet të mungojnë kurrën e kurrës në çantën tuaj

Publikuar

-

Gratë dhe çantat e tyre kanë krijuar një lidhje të paçmueshme. Është si të bëhet fjalë për dy mikesh të pandara.

Një grua mund të ketë shumë çanta,por vetëm  një prej tyre është ajo që e shoqëron në punë në takime e kudo tjetër.

Në çantën e një gruaje mund të gjesh çdo lloj objekti, më poshtë ju tregojmë ato më të rëndësishmet, objektet pa të cilat asnjë grua nuk duhet të dalë nga shtëpia.

Portofoli

Zgjidhni një model, brenda të cilit mund të mbani dokumentat, paratë, karatat e bankës si dhe monedhat.

Çelësat e shtëpisë

Nuk është e nevojshme t’ju themi pse duhen. Mjafton të kujtoni që nuk dëshironi të flini poshtë Lanës.

Celulari dhe kariikuesi

Kujtoni që të fusni në çantë karikuesin dhe celularin, smartphonet nuk rezistojnë dot 12 orë pa karikim.

Një kuletë me tualete

LEXO EDHE:  Këto janë ushtrimet më të mira për gratë në të 40-tat e tyre

Një kuletë e vogël me tualete bën shumë punë, mund të vendosni aty diçka për buzët, blush, si dhe një rimel dhe pudër.

Facoleta

Ka gjithmonë raste emergjence, kurrë nuk i dihet

Ankelplastë dhe qetësues

Mos dil kurrë nga shtëpia pa qetësues, dita është e gjatë një dhimbje koke mund të shkatërrojë ditën, kështu që mund t’i paraprish.

Parfum

Të mbash erë të mirë kur del jashtë shtëpisë është domosdoshmëri për çdo grua.

Peceta

Thjesht për të përballuar vizitat surprizë, mund t’ju shpëtojnë nga situata shumë të sikletshme.

Syze dielli

Një tjetër objekt që duhet ta kemi gjithnjë në çantë janë syzet e diellit. Dielli mund të shfaqet në çdo moment.

Karamele ose çimçakiz

Një frymëmarrje e freskër është si një biletë. Duhet të mbani karamele ose çimçakiz ose një karamele sidomos nëse pini duhan./Cna.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Turqia dhe Greqia të gatshme për dialog

Publikuar

-

Nga

Turqia dhe Greqia kanë shprehur për herë të parë në katër vitet e fundit gatishmëri për zgjidhjen e problemeve me dialog. Takimi i parë është planifikuar të mbahet në Stamboll.

Presidenca turke ishte e para, e cila publikoi lajmin se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për shpuarjet dhe kërkimet e gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Ecuria e bisedimeve do të varet nga hapi i ardhshëm i Greqisë, mendon presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kumtoi zyra e tij. “Impulsi për shtendosje dhe dialog duhet të ketë për bazë hapat e përafrimit nga të dy palët.” Më parë kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Kishillit të BE, Charles Michel janë këshilluar në një videokonferencë për këtë çështje.

Presidenti turk shpreson se samiti i BE në fillim të tetorit do t’i japë një “jetë të re” raporteve mes BE dhe Ankarasë, thuhet më tej. Në samit do të flitet për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Turqisë, për shkak të tensioneve në Mesdhe.
Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar se do të vazhdojnë negociatat e ndërprera me Ankaranë në vitin 2016. Takimi do të mbahet së shpejti në Stamboll. Këshillimet mes Athinës dhe Ankarasë kanë filluar të mbahen në vitin 1999, por me ndërprerje të shpeshta. Raundi i ri i bisedimeve do të jetë i 61 me radhë, thuhet në Athinë.

Erdogani do që në bisedimet të përfshihet pjesa turke e Qipros

Erdogani ka propozuar mbajtjen e një konference rajonale ku do të përfshiheshin të gjitha palët e interesuara në këtë grindje, duke përfshirë edhe pjesën turke të Qipros. Një konferencë e këtillë do të kishte influencë “pozitive dhe konstruktive” në situatën e tanishme në Mesdheun lindor”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk foli për këtë konflikt edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në fjalimin e tij përmes videos ai kërkoi një dialog “të vërtetë” për përfundimin e krizës. Njëkohësisht ai dënoi edhe “pengesat” e krijuara nga Perëndimi.



Grindjet në Mesdheun lindor kanë shpërthyer për shkak të kërkimeve të gazit nga Turqia në zonat ujore mes Greqisë, Turqisë dhe Qipros. Qeveria turke ka hedhur poshtë kritikat dhe është e mendimit se këto ujëra ndërkombëtare i përkasin Turiqisë. Palët në konflikt kanë pretendime të kundërta dhe atje kanë dërguar edhe anije luftarake.

LEXO EDHE:  Sjelljet e grave, që i lenë burrat pa frymë dhe pa fjalë

LEXO EDHE:   Studimi/Gratë që nevrikosen shpejt janë më inteligjente se të tjerat

Macroni paralajmëron

Grindjet në Mesdhe kanë qenë temë trajtimi edhe në telefonatën mes presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe presidentit turk Erdogan. “Presidenti Erdogan pret nga Franca që në këtë proces të jetë e arsyeshme dhe konstruktive”, kumtoi presidenca turke. Ndërsa presidenti i Francës ka kërkuar, sipas të dhënave të Pallatit Elysée, ka kërkuar nga Erdogani që “të respektojë vendet anëtare të BE dhe të drejtën ndërkombëtare”.
Macroni i ka bërë thirrje Erdoganit që të heqë dorë nga hapat dhe masat e njëanshme, me qëllim uljen e tendosjeve. “Turqia duhet të angazhohet për krijimin e një hapësire paqësore dhe bashkëpunimi në Mesdhe”. Edhe Franca ka forcuar prezencën e saj ushtarake në Mesdhe, për shkak të tendosjeve të fundit mes Greqisë dhe Turqisë. Para dy javësh Macroni i ka bërë thirrje Turqisë që të mos kalojë “linjat e kuqe” në këtë konflikt.

Qipro bllokon BE-në

Autoritet e Qipros kanë kërkuar nga BEja sankskione kundër Turqisë, për shkak të këtij konflikti. Për të shtuar presionin ndaj partnerëve, ky vend ka bllokuar futjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë. BE planifikon sanksione kundër krerëve në Minsk, për shkak të manipulimit të zgjedhjeve dhe dhunës kundër opozitarëve. Por sanksionet nuk janë vënë për shkak të kundërshtimit të Qipros. Në këtë konflikt është përzier tani edhe SHBA-ja dhe ka kërkuar nga Qipro që të pranojë vendosjen e sanksioneve kundër autoriteve bjelloruse. Uashingtoni është i gatshëm që të mbështesë këto sanksione.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nis takimi i mjekëve në Kryeministri/ Të pranishëm Manastirliu dhe Joti 

Publikuar

-

Nga

Nis takimi i mjekëve në Kryeminstri/ Të pranishëm Manastirliu dhe Joti 

Ka nisur ditën e sotme takimi në Kryeministri mes ministres Manastirliu dhe  4 mjekëve të QSUT-së.

I pranishëm  në këtë takim është edhe Drejtori i Spitalit në QSUT, Enkelejd Joti.

Kujtojmë se kërkesat e mjekëve kanë të bëjnë me kushtet e punës, pagat e tyre dhe gjithashtu ata kërkojnë që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit.

Kërkesat e mjekëve dhe infermierëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm



-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

LEXO EDHE:  Këto janë ushtrimet më të mira për gratë në të 40-tat e tyre

LEXO EDHE:  Grate qe cuditen boten

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19 nuk ndalet/ Mbi 32 milion të infektuar në të gjithë botën

Publikuar

-

Nga

Covid-19 nuk ndalet/ Mbi 32 milion të infektuar në të gjithë botën

Që nga fillimi i pandemisë 32,104,110 njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus.

Sipas Worldometer rreth 23.7 milion njerëz kanë fituar betejën me sëmundjen ndërsa 982,045 të tjerë kanë vdekur.

Deri më tani SHBA është vendi i parë për sa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve me  afërsisht 7.1 milion të infektuar dhe 206,593 viktima nga Covid-19.



Situata kritike mbetet në Indi ku numri i të infektuarve është 5.7 milion dhe 91,173 njerëz kanë humbur betejën me sëmundjen.

LEXO EDHE:  Sjelljet e grave, që i lenë burrat pa frymë dhe pa fjalë

LEXO EDHE:  Sjelljet e grave, që i lenë burrat pa frymë dhe pa fjalë

Më pas vjen Brazili me 4.6 milion të infektuar dhe 139,065 viktima.

Ndërkohë, OBSH për Evropën njoftoi se rastet në kontinentin e vjetër po rriten me shpejtësi, ndërsa thuhet se situata është më e keqe se në mars kur ishte kulmi i pandemisë.

LEXO TE PLOTE