LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanye mbyll sytë! Kim tallet publikisht me martesën e saj 72 – ditore me Kris Humphries

22 Dhjetor 2018, 20:45, Aktualitet CNA
Kanye mbyll sytë! Kim tallet publikisht me martesën e saj 72 –

Në rast se e kishit harruar po ju rikujtojmë se para se Kim Kardashin të martohej me Kanye West ishte martuar dhe dy herë të tjera.

Njëra nga martesat e Kim Kardashian ishte me lojtarin e NBA Kris Humphries dhe martesa zgjati vetëm 72 ditë të tmerrshme. Pavarësisht se në atë kohë ndarja e tyre bëri bujë, Kim tani nuk ngurron të tallet publikisht me të.

Pak orë më parë ajo postoi në Instagram një foto të gjyshes së saj MJ ku dukej e veshur nuse dhe përmendi me shaka faktin se martesa e saj e shkurtër qenka e trashëguar nga gjyshja.

?Sapo gjeta këtë foto të gjyshes sime të bukur MJ në martesën e saj të parë, që zgjati vetëm 2 muaj e gjysëm dhe familja e saj harxhoi gjithçka që kishin për këtë dasmë. Ajo u ndje shumë keq, por ndoqi zemrën e saj. Duket kaq familjare?.

Duket si çmenduri që Kim dhe gjyshja e saj kanë kaluar të njëjtën histori, por Kim tani e trajton si shaka të viteve të kaluara.

?Ajo gjithmonë më ka mësuar të ndjek zemrën time dhe të bëj atë që unë dua të bëj pa marrë parasysh çfarë. Të dua MJ? ? shkruan më tej Kim.

Kim foli për martesën me Kris edhe disa muaj më parë dhe me shaka tregoi se si fshihte unazën e martesës nga Kanye gjatë kohës që po njiheshin.

Nuk e dimë si ndihet reperi për martesat e mëparshme të bashkëshortes, por Kim duket se nuk e ka problem të tallet me to.

Lajmet e fundit nga