Connect with Us

Kandidate për Bashkinë Tiranë?/ Tabaku për herë të parë e thotë hapur

Aktualitet

Kandidate për Bashkinë Tiranë?/ Tabaku për herë të parë e thotë hapur

Publikuar

-

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku e ftuar ën emisionin “Kjo Javë”, në News24 është pyetur nëse do të kandidojë për Bashkinë Tiranë, si përfaqësuese e PD-së.

Tabaku është shprehur se emri i saj është përfolur dhe për këtë ndihet e vlerësuar, por në të njëjtën kohë thekson për herë të parë se nuk beson se do të jetë ky rasti.

“Janë përfolur shumë emra. Ndjej vlerësim që jam përmendur, por nuk besoj se do të jetë ky rasti. PD do të ofrojë një kandidaturë shumë herë më të mirë se Veliaj”,- tha Tabaku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash/ Parashkimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen.

Rama ka publikuar një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“40-vjeçari ishte lyer me benzinë”/ Policia informacion për incidentin te sheshi “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen  e mëngjesit të sotëm gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE