LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksluzive/ Meta zbarkon në Elbasan, fushatë për opozitën

22 Dhjetor 2018, 15:58, Aktualitet CNA
Eksluzive/ Meta zbarkon në Elbasan, fushatë për opozitën

Ditën e sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me strukturat e saj në qytetin e Elbasanit, ku nuk munguan edhe sulmet ndaj njerëzve të Metës.

Por burime për CNA.al kanë bërë me dije se pas takimit të Kryemadhit, në mesditë në Elbasan ka mbërritur edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta ka qenë i shoqëruar nga Fahri Balliu dhe kanë bërë një takim me kandidatin e opozitës për kryetar bashkie në Elbasan, Aurel Bylykbashi dhe më pas kanë drekuar në restorantin ?Bahçe Mret?.

Ndryshe nga çfarë ka deklaruar shpesh Meta, me demek se nuk përfshihet fare në politikbërjen e LSI-së apo opozitës, kjo vizitë e tij në Elbasan tregon një përfshirje direkte të Presidentit në fushatën e ardhshme për zgjedhjet vendore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga