Connect with Us

Tulla e fundit ra/ Vendi sot është pa qeveri

Aktualitet

Tulla e fundit ra/ Vendi sot është pa qeveri

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur.

Ligji i fitimeve të oligarkëve, bie edhe tulla e fundit e Edi Ramës.
Sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur, e paaftë dhe nuk i prin situatat por është fundosur prej tyre, ndonëse ishte fryrë si qeveri e shpresës, e ndryshimit etj etj demagogjira si këto.

Sot Edi Rama është pa ideologji sepse e gjithë tullumbacja e tij, që ata që fitojnë më shumë paguajnë më shumë ra, në momentin kur ai me ligj jua ul përqindjen mbi fitimet oligarkëve.
Duket qartë që ky ligj ishte përgatitur në zyra oligarkësh, ishte paguar prej tyre dhe fitimi do të ndahej “bujarisht” me qeverinë që pati pacipësinë ta votonte në parlament.
Së bashku me këtë ligj i cili u kthye nga presidenti ra edhe tulla e fundit e Edi Ramës.”-shkruan Vasili.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

Sipas Vasilit, tulla e fundit e kryeministrit Rama ra pasi ai ua uli me ligj përqindjen mbi fitimet oligarkëve, duke e akuzuar se ligjin e përgatit në zyra oligarkësh për të ndarë fitimin me qeverinë.

“Kushdo mund ta dëgjojë atë me kërshërinë që dëgjohet një mashtrues i deklaruar, për të parë se deri ku shkon fantazia e gënjeshtrës idiote të tij.
E kapur, pa vizion, pa moral, pa ideologji dhe e paaftë deri më dhimbje ky është skaneri i qeverisjes, që po jep shpirt të Edi Ramës.
Ligji i oligarkëve ishte vetëm pika e fundit që derdhi përfundimisht gotën.”-përfundon Vasili postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Erjon Veliaj Kandidat për Tiranën, Blendi Klosi ministër

LEXO EDHE:  “Do e mbajmë mend këtë gjest të madh!”/ Qindra komente falenderuese nga italianët

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE