LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

S’po u besojmë syve! Michelle Obama mahniti një botë të tërë me këtë fustan dhe çizmet e gjata deri në kofshë

21 Dhjetor 2018, 20:00, Lifestyle CNA
S’po u besojmë syve! Michelle Obama mahniti një botë

Përfundimisht mund të themi që ikona jona e modës për momentin është Michelle Obama! Ish-Zonja e Parë na mahniti të gjithëve pasi u shfaq me një super fustan dhe super çizme, gjatë intervistës me aktoren e njohur, Sarah Jessica Parker, për librin e saj ?Becoming?.

Michelle mbante veshur çizme të gjata deri në kofsh komplet me xixa, të markës së njohur Balenciaga, të cilat i kanë kushtuar plot 4.000 dollarë.

Ajo kishte zgjedhur kombinim perfekt me një fustan saten ngjyrë të verdhë të së njëjtës markë, i cili nuk është ende në shitje pasi i përket koleksionit Pranverë/Verë 2019.

Gjatë eventit Obama foli për zgjedhjet e saj lidhur me veshjet që kanë tërhequr vëmendjen, në kohën kur ishte Zonjë e Parë. Kur mbajti këtë post për tetë vite, ajo arriti të kthehej në një nga gratë më influencuese në botën e modës: Michelle vishte një fustan dhe ai shitej brenda pak orësh.

?E dija që rrobat e mia po bënin një deklaratë. Kështu që vendosëm që ta përdornim këtë platformë për të ngritur disa dizajnues të rinj, që normalisht nuk do të merrnin këtë lloj vëmendjeje, sepse mund t?u ndryshosh jetën. Kjo është një nga arsyet pse zgjodhëm fustanin Jason Wu për inaugurimin tim?, tregoi Obama.

Ajo u shpreh se Wu nuk e priste, ndryshe nga disa dizajnues të mëdhenj që ndienin sikur do ta kishin këtë nder:

?Mëson se ka njerëz në këtë skenë, që ndihen se e meritojnë, sepse e kanë bërë prej shumë kohësh dhe e urrej këtë ndjenjë. Këtu ka shumë njerëz që po përpiqen t?ia dalin, janë gra të reja, emigrantë dhe njerëz me ngjyrë?.

Obama gjithashtu tha se energjia personale e një dizajnuesit ka shumë rëndësi:

?Nuk doja të vishja rrobat e dikujt që nuk kishte një frymë të mirë dhe ti i merr vesh këto gjëra. Ti mëson sesi e trajtojnë stafin tim ose sesi i trajtojnë veprat e tyre, kështu që të gjithë dizajnuesit e rrobave që vesha, kishin një shpirt të mirë?.

Lajmet e fundit nga