LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinat përplasen “kokë më kokë”/ Plagosen tre persona, mes tyre edhe fëmijë

21 Dhjetor 2018, 17:04, Aktualitet CNA
Makinat përplasen “kokë më kokë”/ Plagosen tre

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Përrenjasit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Toyota Yaris, Amares Zharri 37-vjeç ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4 vjeçar, kur ka humbur kontrollin e mjetit  dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen në gjëndje të rëndë për jetën, ndërsa fëmija është jashtë rrezikut, ndërsa policia e cila ka shkruar në vendngjarje është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga