LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli Mbikqyrës i BSH/ Mediu pro kandidaturës së Arben Malajt

21 Dhjetor 2018, 09:47, Aktualitet CNA
Këshilli Mbikqyrës i BSH/ Mediu pro kandidaturës së Arben

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate, sa i përket kandidatëve për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i pranishëm në seancën e sotme plenare në Kuvend tha se Arben Malaj duhet të ishte kandidat për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mediu tha se Malaj si një aktivist i PS-së dhe anëtar aktual i bordit të bankës, duhet të ishte kandidat për të ndërtuar një model banke që i shërben interesave të vendit.

?Shpresoj dhe uroj të jemi të paktën minimalisht korrekt për të cituar njëri tjetrin. Unë nuk kam ngritur diskutime.Dua të them që në fillim se Arben Malaj i bën nder PS, se ka qenë dhe ngelet aktivist i partisë. Do ishte më mirë të mos lozim me fjalë. I njëjti shans duhet t?i ishte dhënë edhe Arben Malaj i cili është  aktualisht anëtar i bordit së bankës.   Duhet të ndërtojmë një bord banke që t?i shërbejë interesave të vendit?, u shpreh ai.

Lajmet e fundit nga