LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Forca shkatërruese e natyrës, publikohen pamjet e mahnitshme nga shpërthimi i vullkanit Etna

21 Dhjetor 2018, 11:53, Aktualitet CNA
Forca shkatërruese e natyrës, publikohen pamjet e mahnitshme nga

Vullkani Etna në Siçili është rizgjuar mëngjesin e të mërkurës duke lëshuar në qiell shtëllunga hiri dhe llavë.

Ndërkohë janë shpërndarë një seri fotosh impresionuese të cilat tregojnë forcën shkatërruese që natyra mund të ketë ndonjëherë. Në foto mund të dallohet lava e shkrirë e cila fillon të derdhet nga krateri i vullkanit më të njohur të Evropës.

Mali Etna ndodhet në qytetin e Katanias, mes Mesinës dhe Katanias. Çdo vit vullkani prodhon mjaftueshëm llavë sa për të mbushur një qiellgërvishtëse, duke derdhur tonelata llave të shkrirë në Siçili.

Etna është rreth 700,000 vjeçar dhe 24 milje i gjerë, ai është gjithashtu vullkani më i lartë në kontinentin evropian, plot 3 300 metra i lartë. Ky vullkan është gjithashtu një nga më aktivët e botës si dhe më aktivi në Evropë.

Lajmet e fundit nga