LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çifti Meta-Kryemadhi/ Batakçinjtë e politikës në 27 vite

21 Dhjetor 2018, 09:33, Aktualitet CNA
Çifti Meta-Kryemadhi/ Batakçinjtë e politikës në 27

Seanca e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate dhe përplasje të forta.

Pas disa muajsh mungesë, dje në parlament u rikthye opozita.

LSI-së, partia e Metës, që tashmë drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dje ne parlament bente betejen kunder Edi Rames dhe Rilindjes.

Ndërsa në parlament Kryemadhi bërtet për buxhetin, në Durrës këshilltarët e LSI-së bashkojnë votat me këshilltarët e PS dhe votojnë pro buxhetit 2019.

Nga ana tjetër, në vitin 2015, kur partia e Metës ndante tepsinë me Ramën, votoi pro ligjit për Arsimin e Lartë, pasojat e të cilit po i vuajnë sot studentët që kanë dalë në rrugë.  Ndërkohë Kryemadhi dhe Meta, ?mprehin shpatën? dhe bëjnë sikur ju djeg barku shumë për hallet e studentëve.

Por, ndërsa Kryemadhi bërtet dhe ulëret në krah të Lulit, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës, ?rastësisht? bashkohen me Lali Erin sa herë ky i fundit ka nevojë për të plotësuar numrin e votave për miratimin e pr.vendimeve.

LSI fal këshilltarë te PS në Tiranë, Korçë, Pogradec e kudo kanë nevojë kryebashkiakët socialistë, e nga ana tjetër Kryemadhi del e kërkon bashkimin e demokratëve.

Por, me kë është LSI?

LSI, bashkohet me PS kur i do puna, ndahet kur i do puna. Bashkohet me Berishën dhe pastaj del kundër Berishës me Ramën. I bashkohet Lulit kur Rama e hodhi si leckë. Pra, LSI është me xhepin.

Tepsia dhe pushteti janë e vetmja gjë që i intereson sektit më të korruptuar të klasës politike shqiptare. LSI është si vemja.  Me kë është e di vetëm Monika dhe Likja, batakçinjtë e politikës tonë në këto 27 vite.

Dy individë, politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president. E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë, që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga