Connect with Us

Berisha kërkon të ndërpritet seanca/ Minjtë e krimit nuk mund të fshihen pas thinjave të Majkos

Aktualitet

Berisha kërkon të ndërpritet seanca/ Minjtë e krimit nuk mund të fshihen pas thinjave të Majkos

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit, ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të mazhorancës qeverisëse.

Duke ju referuar mungesës së kryeministrit Rama në sallë, Berisha ka kërkuar që seanca të ndërpritet dhe ai të thirret në parlament.

Më tej Berisha tha se “minjtë e zi të krimit”, sikurse e cilësoi ai mazhorancën, nuk mund të fshihen pas thinjave të Pandeli Majkos.

“Sot është ditë historike, është amandament historik kundër krimit në politikë. Por, përfaqësuesit më të zi të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen nën thinjat e Pandeli Majkos. Pse kanë frikë? Mendojnë se imazhi i Pandeliut do ti lajë. Bajlozët e krimit po e zhbëjnë Shqipërinë. Ndërprit seancën dhe detyroi të vinë aty të qëndrojnë. Është dita e gjykimit të tyre, dhe ti duhet të jesh në lartësin e detyrës.”-tha ndër të tjera Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Besimtarët myslimanë mbyllin këtë të mërkurë muajin e Shenjtë të Ramazanit që kulmon me faljen e Fiter Bajramit mëngjesin e të enjtes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë edhe udhëzimet për faljen e Bajramit i cili do të falet në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Në njoftimin e KMSH thuhet si më poshtë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

LEXO EDHE:  Shpenzimet e luksit të Ramës/ 23 mijë dollarë një këmishë

LEXO EDHE:  Njejtë si 20 vite më parë/ Sali Berisha tregon aleatin më të fortë

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021

Dita: E enjte

Ora: 05:40-06:20

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

– Jeni të lutur të respektoni rigorozisht të gjitha masat anti COVID-19 sipas protokolleve në fuqi!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Publikuar

-

Nga

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Presidenti Ilir Meta, po mundohet të shmangë vëmendjen nga Komisioni i Posaçëm Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij.

Shkak për nisjen e këtij hetimi u bënë deklaratat e Presidentit, para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku bënte thirrje për revolucion, luftë civile, prerje gjymtyrësh, rrëmbim kosash e sfurqesh dhe kërcënonte ndërkombëtarët.

Por, Meta pas reagimeve të fundit nëpërmjet stafit të tij, ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë hetim.

Ai sot është shfaqur i shqetësuar në rrjetet sociale në lidhje me fenomenin e pastrimit të parave.

“Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit”, shprehet Meta.

Këtë e thotë Meta, Presidenti, apo ish kryeministri i vetëm në dy dekadat e fundit që është proceduar penalisht për korrupsion.

Fytyra e re Metës

Sot Ilir Meta, paraqitet me një fytyrë të re, ndonëse përgjatë viteve që është në politikë, është shenjëstruar për korrupsion, por ka arritur t’ia hedhë deri më tani drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Meta i cili në atë kohë ishte kreu i Kuvendit, akuzohej se kishte marrë ryshfet nga Debt International Advisory,(DIA), një kompani mbledhje borxhi që pati hedhur në gjyq OSHEE-në në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.

Gjithçka është mësuar, pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

LEXO EDHE:  Njejtë si 20 vite më parë/ Sali Berisha tregon aleatin më të fortë

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Ngjelës/ Ja cilat janë partitë që do të shpërbëhen

Në vitin 2015, BIRN raportonte se nga zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendonte se Meta kishte qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Kujtojmë se Meta është proceduar dy herë penalisht për korrupsion në lidhje me çështjen e CEZ-it, por edhe në lidhje me 7 përqindëshin apo bllokun e zi, siç njihet më gjerë.

Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek.

Ky i fundit ka deklaruar se Meta, në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm ka negociuar që Çekët e CEZ të punonin me biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke e prezantuar atë si njeriun që kishte mbështetjen e Qeverisë shqiptare.

Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emisioni “Fiks Fare”, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish-Ministrin e Ekonomisë, tashmë të ndjerë Dritan Prifti.

Meta ka rritur t’i sfumojë këto akuza dhe sot e shohim duke denoncuar të njëjtat fenomene, ku ai dyshohet se ka qenë përfshirë, por që drejtësia i ka pasur duart e lidhura./CNA.al

LEXO TE PLOTE