LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shpallur në kërkim/ Këta janë pesë personat që u arrestuan në Vlorë

20 Dhjetor 2018, 13:06, Aktualitet CNA
Të shpallur në kërkim/ Këta janë pesë personat

Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona që ishin shpallur në kërkim gjatë 24 orëve të fundit.

Në pranga ka rënë shtetsai me iniciale B.N., 54 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Ndalimi i 54-vjeçarit u bë, pasi për të ishte dhënë vendimi ?Arrest me burg? për veprën penale ?prodhim dhe shitje e narkotikëve? dhe ?Dhunë në familje?.

Personi i dytë i ndaliar nga Policia është shtetasi me iniciale Z.I., 55 vjeç, banues në fshatin Radhimë, Vlorë. Për të rëndon akuza ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve?.

Po ashtu brenda 24 orëve të fundit janë kapur e ndaluar edhe 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, më konkretisht  V.B., 25 vjeç, banues në Beshisht, Vlorë, Gj.Z., 38 vjeç, banues në Bolenë, Himarë, A.N., 46 vjeç, banues në Sarandë.

Këta tre persona janë ndaluar për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Kultivimi i bimëve narkotike? dhe ?Shkatërrimi i pronës me zjarr?./CNA.al

Lajmet e fundit nga