LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironizon Berisha/ Vezët vinin nga Surreli

20 Dhjetor 2018, 10:50, Aktualitet CNA
Ironizon Berisha/ Vezët vinin nga Surreli

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë sot është shoqëruar me tensione të forta. Fillimisht ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ju drejtua qeverisë me fjalë të tilla si hajdutë dhe horra, duke paralajmëruar se të gjithë do të përfundojnë në burg.

Më tej, deputeti i PD, Endri Hasa ka qëlluar me vezë në drejtim të Kryeministrit Rama.

Ndërkohë, ish kryeministri Sali Berisha jashtë ambjenteve të  parlamentit komentoi aktin e deputetit demokrat, Endri Hasa. Berisha ironizoi ngjarjen duke thënë se kjo ishte kartolina e Vitit të Ri për Ramën.  ” E vërteta është se ato vezë vinin direkt nga Surreli”, ironizoi Berisha.

 

 

Lajmet e fundit nga