Connect with Us

Denoncimi për projektin e Unazës së re/ Ahmetaj i përgjigjet Tabakut

Aktualitet

Denoncimi për projektin e Unazës së re/ Ahmetaj i përgjigjet Tabakut

Publikuar

-

ish-ministri arben ahmetaj

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar pas denoncimit që nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka bërë ditën e djeshme në lidhje me projektin e Unazës së re.

Në një deklaratë për mediat, ministri Ahmetaj i cilëson të pavërteta deklaratat e Tabakut, ndërsa thekson se privatizimi është nisur nga vetë PD-ja në vitin 2007.

Ndër të tjera, në deklaratën e Ahmetaj theksohet se “Kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli. Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego.”

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, Tabaku, nga selia e PD-së deklaroi se kryeministri Edi Rama, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj kanë ndryshuar planin e Unazës së Madhe, vetëm që të mos prekej prona e Edmond Begos.

Tabaku deklaroi se shtrati i Lanës dhe plani i rrugës te zona e Unazës së Re është ndryshuar që të mos prekë zonën e ish-Serës.

“Me Planin Urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të tokës ku do të ndërtojë Mond Bego.

Bëhet fjalë për zonën e njohur si ish Serat, e privatizuar në vitin 2016 me firmën të Arben Ahmetajt.”-tha Tabaku.

Deklarata e plotë e Ahmetajt.

Ahmetaj reagon per deklaraten e Tabakut: Asnje kontrate shitje me personin ne fjale. Privatizimi filloi ne 2007, nga qeveria e PD

Një sqarim për zonjën Tabaku që sot sërish gënjeu qytetarët shqiptarë, për një proces privatizimi të iniciuar nga vetë Partia e zonjës Tabaku.

Për qytetarët, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe më pas Ministria e Financave, nuk ka lidhur asnjë kontratë me personin apo kompaninë në fjalë. Kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli. Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego.

LEXO EDHE:  “Qeveria u tërhoq nga dy projekte mafioze”/ Tabaku: Nuk lë vend për gëzim, ka gjasa për një manovër

Për ta sqaruar më në detaje:

Në vitin 1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Ish-Pronarëve, me Vendimin nr.8 datë 20.04.1995 vendosi:

1-      Të njohë Maliq dhe Hamdi Pinari, ish-pronarë mbi një truall me sipërfaqe 34.000 metra katrorë që ndodhet në lagjen e Re të Tiranës

2-      Trualli i lirë me sip. 10 mijë metra katrorë t’i njihet dhe kthehet pronarëve

3-      Trualli i zënë nga serat, duke përfshirë dhe magazinat e saj iu është njohur pronarëve (trashëgimtarëve të tyre) si dhe iu është dhënë e drejta e parablerjes, kur ato të privatizohen

Në vitin 2007 Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, kërkoi miratimin e Këshillit të Ministrave për kërkesën e trashëgimtarëve për privatizimin e pronës së sipër-përmendur.

Këshilli i Ministrave në vitin 2007, me një shkresë cuditërisht “urgjente” për një procedurë të tillë, (Nr. 991/2 dt. 05.04.2007) shprehet dakord për miratimin e privatizimit të objekteve “stacioni i gjedhit” dhe “sera dhe magazinë”, sic tregohet në dokumentin bashkëngjitur, që i hapi rrugën miratimit të procedurës së privatizimit.

Në vitin 2007! Pra, në kohën e qeverisë së zonjës Tabaku.

I gjithë procesi i ndjekur pas miratimit të privatizimit, është thjesht procedurë. Në vitin 2015, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në përgjigje të interesimit të Ministrisë së Financave, ka konfirmuar Vendimin e vitit 1995 mbi njohjen e pronësisë së truallit dhe të drejtën e parablerjes për ish-pronarët.

Procedura e shitjes u finalizua mes Ministrisë së Financave dhe palës blerëse (të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të truallit), me kontratën e shitjes nr. 157 Rep. 119 Kol, datë 09.06.2016. Për palën blerëse kanë nënshkruar kontratën të gjithë trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar “Maliq dhe Hamdi Pinari”, ku në asnjë rast nuk figuron asnjë person me emrin e permendur nga Partia Demokratike (kontrata bashkëngjitur).

1. Vendimi per njohjen e pronesise KKKP – viti 1995

3. Miratimi i privatizimit nga Ministri Ruli – viti 2007

4. Konfirmimi i Vendimit te KKKP nga AKKP per pronesine

5. Kontrata e shitjes mes paleve – viti 2016

Unaza e Madhe/ Tabaku zbulon dokumentat e skandalit të radhës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Niset me helikopter drejt Tiranës i mitur nga Bulqiza

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të moralshmit që janë prekur nga fjalori im”/ Murrizi i nxjerr videon Ramës: Mor qen.. mor zagar…

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku i përgjigjet gjithë atyre që e kritikuan për fjalorin e rëndë që ka përdorur në komentimin e ceshtjes së patronazhistëve.

Duke ‘justifikuar’ fjalorin e tij, Murrisi ka publikuar dhe videon e kryeministrit Rama, ku fyen një qytetar me fjalor të rëndë banal.

LEXO EDHE:  “Qeveria u tërhoq nga dy projekte mafioze”/ Tabaku: Nuk lë vend për gëzim, ka gjasa për një manovër

LEXO EDHE:  Tabaku në terren/ Bizneset në vështirësi edhe në zemër të Tiranës

“Per keta mender te “ moralshem” qe me bejne derr derr me komente se qenkan “ prekur” nga fjalori im per felliqesirat patronazhist te Lindes se rilindjes

Degjoni kete komunikim mes nje qytetari emigrant dhe shefit te fuksave patronazhist km, e pastaj komentoni si te “ indijuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të rinjtë do ta paketojnë 3D/ “Kryemadhi akuza Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit nga qyteti i Durrësit.

Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Ajo akuzoi kryeministri Edi Rama se bën mashtrime me 3D. Sipas saj, të rinjtë e Shqipërisë do ta paketojnë Ramën në 3D më datë 25 prill.

“Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart.

Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE